AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

by SHT Media
07/03/2026
in Politikë
6
0
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm
6
SHARES
303
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot u mbajt ceremonia zyrtare e kalimit të stafes në Ministrinë e Mbrojtjes, ku Ermal Nufi mori detyrën e ministrit të ri nga Pirro Vengu.

Në fjalën e tij, Vengu theksoi se sot mbyll një kapitull shërbimi dhe hap një të ri me të njëjtën përgjegjësi dhe betim ndaj Republikës, duke kujtuar rëndësinë e Ministrisë si një shtyllë e shtetit dhe vend ku siguria përkthehet në disiplinë, sakrificë, profesionalizëm dhe besnikëri ndaj atdheut.

Vengu: Sot po mbyll një kapitull shërbimi dhe po hap një tjetër, me të njëjtën përgjegjësi, me të njëjtin betim ndaj Republikës. Ministria e Mbrojtjes është një shyllë e shtetit, është vendi ku fjala siguri përkthehet çdo ditë në disiplinë, sakrificë, profesionalizëm dhe besnikëri ndaj atdheut. Në më pak se dy vite kemi forcuar kapacitetet tona, kemi ndërtuar aftësi reaguese, kemi rindezur motorët e industrisë ushtarake, kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm.

Siguria e Shqipërisë mbrohet si në terren ashtu dhe në tryeza të tjera diplomatike dhe politike, në detyrën e re do ta mbaj gjithmonë me vete frymën e kësaj ministrie. Qartësi në qëllim, disiplinë në  veprim dhe besnikëri ndaj interesit kombëtar. Lufta është një tragjedi, por përgatitja për luftim është e domodoshme, për të ndalur armët duhen armë dhe këtu qëndron pesha morale e misionit tuaj. Nuk ka nder më të madh se sa t’ia dedikosh jetën diçkaje që na tejakon të gjithëve. Dhe kjo ministri e di shumë mirë çmimin e kësaj përgjegjësie.  Pas çdo uniforme ka një histori dhe pas çdo plage ka një qenie njerëzore që meriton të dëgjohet. Kam fatin t’ia dorëzoj stafetën një miku dhe bashkatdhetari të mirë. Institucioni është i fortë, Shqipëria është në duar të sigurta dhe misioni vazhdon. Këtë ministri e lë me shumë respekt, misionin e vazhdoj me të njëjtin përkushtim. Faleminderit për besimin.

Ndërsa ministri i ri, Ermal Nufi theksoi rëndësinë e vazhdimësisë dhe respektit për ata që kanë shërbyer më parë, duke vlerësuar sakrificat e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura. “Shërbimi ndaj atdheut është detyrë që s’vjen pa sakrifica, është privilegj që të bën krenar gjithmonë,” tha Nufi, duke theksuar se do të punojë ngushtë me të gjithë për të forcuar kapacitetet e sigurisë së vendit dhe përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Nufi: Çdo dorëzim detyre është të dimë që institucionet forcohen mbi vazhdimësinë dhe respektin e atyre që kanë shërbyer para nesh. Strategjia ndërtohet çdo ditë nga njerëzit që punojnë, burrat e gratë që veshin uniformën, komandatët që marrin vendime të vështira. Sot dua të shpreh respektin tim më të thellë për çdo pjesëtarë të Forcave të Armatosura. Ju mbroni territorin e vendit tonë, garantoni sigurinë e qytetarëve tanë, përfaqësoni Shqipërinë me nder. Aleatët tanë kanë dëshmuar profesionalizmin e tyre duke dekoruar, njohur kontributet në të cilët kemi edhe dëshmorë. Shqipëria e ka treguar që s’është vetëm kontribuese. Në familjen time ka pasur burra e gra që kanë shërbyer në forcat e këtij vendi, që kanë sakrifikuar jetën e familjen. Shërbimi ndaj atdheut është detyrë që s’vjen pa sakrifica, është privilegj që të bën krenar gjithmonë. Nuk vij në ministri për të punuar vetëm. Do të punoj ngushtë me të gjithë për të forcuar më tej kapacitetet e sigurisë së këtij vendi.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.