AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Të ndryshohet mentaliteti në PD”. Jorida Tabaku: Të rinjtë të mos kenë frikë

by SHT Media
06/03/2026
in Politikë
6
0
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E ftuar në emisionin “Puls” në A2 CNN, Jorida Tabaku foli strukturën partiake të PD-së dhe rivitalizimin e saj, duke shtuar emra të rinj. Ajo nënvizoi rëndësinë e mendimit ndryshe brenda opozitës, por njëkohësisht theksoi rëndësinë e bashkimit të fraksioneve demokrate.

“Partia Demokratike ka struktura pafund. Unë s’po them që t’i heqim të gjithë e t’i zëvendësojmë të gjithë me të rinj, por duhet të ketë një hapësirë edhe për mendimin ndryshe për atë që vjen jashtë”, tha ajo.

Deputetja foli për korrupsionin në vend dhe lidhjen e saj me largimin e të rinjve drejt vendeve të tjera. “Po që nga biznesi deri tek fermeri, deri tek studenti, tek familja është një shembull se si korrupsioni e ka gërryer ekonominë shqiptare. Se ne kur diskutojmë për të rinjtë që janë larguar, kjo është arsyeja kryesore pse janë larguar të rinjtë, se përplasen me dyert e shtetit. Kur diskutojmë për biznese që mbyllen, kjo është arsyeja se përplasen me investitorë të huaj, sepse përplasen me dyert e shtetit dhe ekziston ky korrupsion që e ka kapur prej fyti”, tha Tabaku.

Ajo kritikoi politikën shqiptare duke kërkuar jo më ndërrimin e emrave në strukturat partiake dhe qeverisëse, por ndryshimin e mentalitetit. Ajo vuri theksin tek “karta morale sipërore”, si shumë të rëndësishme për një ofertë më të mirë politike.

“Ne ta harrojmë që ky sistem ndërrohet thjesht me ndërrime emrash. Ky sistem ndërrohet me një mentalitet komplet tjetër, me një ofertë politike, ekonomike komplet tjetër dhe me kartën morale sipërore, me një ofertë politike që është komplet ndryshe nga ajo që na ofron qeverisja. Janë ndryshuar kush e di se sa ministra financash. A ka ndryshuar politika e taksave? A paguan ti më pak taksa sot se ke një ministër tjetër financash? Nuk është çështje emrash kjo”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

22/11/2026

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

22/11/2026

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

22/11/2026

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

22/11/2026

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

22/11/2026

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

22/11/2026

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

22/11/2026

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

22/11/2026

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

22/11/2026

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

22/11/2026

“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

22/11/2026

Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

22/11/2026

Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, shiriti i dasmës zbuloi autorët. Si u organizua skema me dy makina

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur
  • Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.