• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

05/03/2026
in Botë
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Një skandal i ri po e vë në siklet qeverinë e Keir Starmer. Nuk është e përmasave gjigante si çështja  Epstein-Mandelson, por rikthen në qendër të vëmendjes politikën e jashtme të Londrës, veçanërisht ndaj Kinës.

Tre funksionarë laburistë u arrestuan me akuzën e spiunazhit në favor të Pekinit. Më pas u lanë të lirë me kusht. Njëri prej tyre është bashkëshorti i deputetes së partisë në pushtet, Joani Reid. Ajo u distancua menjëherë, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me aktivitetet e bashkëshortit dhe se nuk kishte parë kurrë asgjë që ta bënte të dyshonte se ai mund të kishte shkelur ligjin. Mbi të gjitha, ajo theksoi se nuk ka qenë kurrë në Kinë dhe nuk ka ngritur kurrë në Parlament çështje që lidhen me atë vend. Megjithatë, Partia Laburiste ka hapur menjëherë një hetim të brendshëm, shkruan Corriere Della Sera.

Për Starmer, i cili tashmë është nën presion për qëndrimin ndaj luftës me Iranin dhe për skandalin Mandelson, ky është një telash i padëshiruar, sidomos sepse politika ndaj Kinës ka qenë tashmë objekt polemikash.

Së pari, ishte çështja e miratimit për ndërtimin e mega-ambasadës së re kineze në Londër, e ndërtuar në zemër të City-t dhe e dyshuar se mund të përdoret si qendër përgjimi për të dhëna të ndjeshme. Më pas, një tjetër rast spiunazhi u mbyll nga prokuroria, pasi qeveria refuzoi ta përcaktojë Kinën si një “kërcënim”. Vetë kryeministri vizitoi Pekinin në janar (vizita e parë e një kryeministri britanik pas tetë vitesh), një udhëtim që solli pak rezultate dhe shumë kritika.

Si në shumë dosje të tjera, edhe në këtë rast Starmer përballet me një ekuilibër të vështirë. Nga njëra anë ai e konsideron të domosdoshme një marrëdhënie të mirë me Kinën për të ringjallur një rritje ekonomike të dobët, nga ana tjetër është i vetëdijshëm se regjimi i Pekinit është i përfshirë në një fushatë agresive spiunazhi dhe infiltrimi në institucionet britanike, nga Parlamenti te universitetet dhe qendrat kërkimore.

Qëndrimi i Londrës ndaj Kinës në vitet e fundit ka pësuar luhatje të dukshme, nga “epoka e artë” e shpallur nga ish-kryeministri konservator David Cameron në vitet 2010, deri te “epoka e akullt” e pasardhësve të tij.

Starmer përpiqet të ndjekë një rrugë të mesme pragmatike, por në fund ka nga ata që mendojnë se ai do të detyrohet të zgjedhë mes një elektrifikimi të ekonomisë të mbështetur nga Kina ose një zhvillimi energjetik të orientuar nga Shtetet e Bashkuara. Për momentin ai përpiqet të mbajë një ekuilibër, por rrezikon që në çdo hap të rrëzohet nga skandale si arrestimi i tre të dyshuarve për spiunazh nga radhët e laburistëve.

Më të lexuarat

  • Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!