• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

05/03/2026
in Kronikë
Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

Shoqata Shqiptare e Bankave ka paralajmëruar qytetarët për raste të fundit të telefonatave mashtruese, përmes të cilave persona të panjohur përpiqen të marrin të dhëna bankare të klientëve.

Sipas njoftimit, këto telefonata realizohen përmes internetit, duke bërë që identiteti i vërtetë i telefonuesit të jetë i vështirë për t’u verifikuar.

Shoqata paralajmëron se gjatë komunikimit, personat që telefonojnë mund të flasin në gjuhë të ndryshme dhe të kërkojnë të dhëna të kartës bankare ose informacione të tjera personale, duke pretenduar se po verifikojnë apo ndalojnë veprime të dyshuara të kryera me kartën e klientit.

Telefonatat vijnë nga adresa me prapashtesa si “@gmail” apo platforma të tjera, ndërsa në ekran mund të shfaqet emri ose logoja e një banke, duke krijuar përshtypjen se telefonata vjen nga institucioni bankar.

Njoftimi Shoqatës Shqiptare të Bankave

Shoqata Shqiptare e Bankave dëshiron të informojë publikun mbi disa raste të fundit të telefonatave mashtruese të realizuara përmes teknologjisë VOIP (telefonata përmes internetit).

Në ditët e fundit janë raportuar raste telefonatash nga adresa me prapashtesa si “@gmail” apo platforma të tjera, ku përdoret emër banke. Gjatë telefonatës, në ekran mund të shfaqet emri ose logoja e bankës, duke krijuar përshtypjen se telefonata vjen nga banka, ndërkohë në fakt bëhet fjalë për një përpjekje mashtrimi.

Këto lloj telefonatash realizohen përmes internetit dhe identiteti i vërtetë i telefonuesit nuk mund të verifikohet përmes këtyre adresave (p.sh. @gmail, @instagram apo platforma të tjera).

Gjatë telefonatave, personat që telefonojnë mund të komunikojnë në gjuhë të ndryshme dhe të kërkojnë të dhëna të kartës bankare ose informacione të tjera personale me pretendimin për ndalimin e disa veprime të dyshuara të kryera me kartën tuaj.

Shoqata Shqiptare e Bankave rikujton klientët se:

Bankat në Shqipëri nuk do t’ju kërkojnë kurrë përmes telefonit të dhëna të kartës bankare, PIN-in, kodet e sigurisë apo informacione të tjera konfidenciale.

Nëse merrni një telefonatë të dyshimtë, mos ndani asnjë informacion personal dhe ndërprisni menjëherë telefonatën.

Verifikoni çdo komunikim duke kontaktuar bankën tuaj vetëm përmes numrave zyrtarë të publikuar nga banka.

Raportoni menjëherë çdo rast të dyshimtë pranë bankës suaj.

Shoqata Shqiptare e Bankave dhe bankat anëtare mbeten të përkushtuara për rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjen e klientëve nga përpjekjet për mashtrim financiar.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!