Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur.
Në kuadër të operacionit “On time” u arrestua në flagrancë shtetasi K. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në orët e para të datës 05.03.2026, te rrethrrotullimi i Astirit, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë zjarri të 33-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.











