AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës në Itali, në krye një barist shqiptar, 14 në pranga

by SHT Media
03/03/2026
in Kronikë
6
0
Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës në Itali, në krye një barist shqiptar, 14 në pranga
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën 14 arrestime, mbi 10 kg drogë e sekuestruar e llojeve nga kokaina tek hashashi, si dhe 100 mijë euro cash dhe sende e prova të panumërta të gjetura gjatë një operacioni me shkallë të gjera në Itali.

Aksioni nisi mbrëmjen e 24 shkurtit dhe zgjati një javë. Mes të arrestuarve është edhe një pronar lokali, barist njëkohësisht, shqiptar, që akuzohet se drejtonte organizatën e përbërë kryesisht nga shqipfolës.
Goditja u krye në rajonin e Cuneo, kurse baza kryesore e grupit ishte në fshat, aty ku ndodhej edhe lokali i shqiptarit, në zonën e Monregalezëve, në Mondovi.

Hetimet kishin nisur një vit më parë nga Njësia Operacionale e Karabinierëve të Mondovit. Arrestimet e para ishin bërë që në muajin shkurt 2025 dhe më tej në mars, kurse ato të fundit dy ditë më parë.
Substancat ishin shitur në të tre rastet nga një shtetas shqiptar, menaxher i një bari në zonën e Mondovì-t.
“Kështu, u përvijua ekzistenca e një rrjeti të madh të trafikimit të drogës, kryesisht të kokainës, por edhe të hashashit dhe marihuanës, të drejtuar nga burri në bashkëpunim me një bashkatdhetar, i cili jetonte jashtë rajonit, por i cili ishte mësuar të qëndronte për periudha të gjata në vendin e tij të origjinës”, informuan autoritetet.

Hetimet lejuan të rindërtohej e gjithë struktura dhe rolet e luajtura nga secili i dyshuar. Nga aktiviteti i “ndërmjetësit”, deri te ai i “shumicës”, përgjegjës për “vendosjen” e drogës te “menaxherët” e “zonave të ndryshme të trafikimit të drogës” në provincën e Cuneos, për shitje të mëvonshme te blerësit e vendosur kryesisht në qytetet Mondovì, Cuneo, Saluzzo dhe Fossano, shpjeguan hetuesit.Në 14 arrestimet e urdhëruara nga Zyra e Prokurorit Publik të Cuneos, 10 janë masa arresti me burg, 4 urdhra për të qëndruar në komunat e banimit dhe 3 urdhër-bastisje.

Në bastisje morën pjesë helikopterë dhe qenë kërkimi antidrogë, të ndihmuar edhe nga Njësitë e Torinos dhe Piemontes, deri dhe Guardia di Finanza.

Gjatë ekzekutimit, ushtria gjeti dhe sekuestroi 3.4 kg kokainë, 4.5 kg marihuanë, 5 bimë marihuane plus një sistem kultivimi, 0.660 kg hashash, 1.5 kg agjent prerës dhe 100 mijë euro në para të gatshme që besohet të jenë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Po kështu një bllokues elektronik, një pajisje që “shqetësonte” frekuencat për të parandaluar përgjimet, dy telefona celularë kripto, një revolver i kalibrit special 38 i vjedhur dhe 18 fishekë.
Karabinierët arrestuan gjithashtu një grua 54-vjeçare, së cilës iu gjetën në posedim 25 gramë kokainë, të ndarë në doza, 37 gramë marijuanë, 157 gramë hashash, 1,835 euro në para të gatshme dhe tre telefona celularë, të cilët u sekuestruan të gjithë

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.