• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

03/03/2026
in Politikë
Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

Bashkimi Europian rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë në mbrojtje të pasurive natyrore, përmes projektit EU4Nature, që synon menaxhim më të mirë të zonave të mbrojtura, planifikim më të zgjuar dhe zbatimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrë.

Në një kohë kur turizmi po zgjerohet dhe presioni mbi mjedisin e biodiversitetin po rritet, mbështetja e BE-së konsiderohet vendimtare për ruajtjen e bregdetit, lumenjve, pyjeve, lagunave dhe maleve të Shqipërisë.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi se projekti EU4Nature mund të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit të vendit.

“Projekti EU4Nature mund të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit të Shqipërisë. Megjithatë, edhe autoritetet shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre për të përballuar presionin në rritje mbi zonat e mbrojtura. Për më tepër, projekti po e ndihmon vendin të ecë përpara drejt standardeve mjedisore të BE-së. Por mbrojtja e natyrës shkon përtej përafrimit të politikave; kërkon veprime konkrete në terren”, u shpreh ai.

Projekti EU4Nature synon të forcojë kapacitetet institucionale për administrimin e zonave të mbrojtura, të përmirësojë planifikimin territorial dhe të nxisë praktika që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm, në përputhje me standardet mjedisore të Bashkimit Europian.

Mbështetja realizohet në bashkëpunim me institucionet shqiptare dhe strukturat përkatëse të BE-së si dhe në koordinim me Ministrinë e Mjedisit.

BE thekson se mbrojtja e natyrës është një element kyç i procesit të integrimit europian dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional dhe zbatim efektiv në terren.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një person

    Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një person

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Energjia, ndryshon ligji për qytetarët! MIE: Më shumë zgjedhje, më shumë kontroll mbi faturën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E papritur! Ermiona Lekbello kërkon të ndërpresë rrugëtimin në Ferma VIP, çfarë ndodhi mes fermerëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtoria e Burgjeve: Një i dënuar me burgim të përjetshëm u transferua nga burgu i Peqinit në atë të Burrelit, iu gjet dhe lëndë narkotike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shtëpia e Bardhë jep lajmin: Witkoff dhe Kushner nisen nesër për në Islamabad, JD Vance nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!