• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

03/03/2026
in Kryesore, Politikë
“Europa është ballkanizuar”, Rama: Kemi një problem me Serbinë, por gjyshja më ka mësuar që…

 

Që prej vitit 2013 asnjë vend nuk i është bashkuar Bashkimit Europian, e megjithatë Komisioni Europian i tha A2 CNN se zgjerimi është prioritet kyç. I pyetur mbi editorialin e përbashkët të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç në Frankfurter Allgemeine Zeitung për një qasje realiste dhe një model të ri të bashkimit të vendeve tona me Europën, një zëdhënës i Komisionit tha se nuk komenton mbi komente dhe spekulime dhe se zgjerimi është prioritet kyç i Bashkimit Europian.

“Siç e dini, ne kurrë nuk komentojmë mbi komente dhe nuk komentojmë mbi spekulime. Le të kujtojmë se zgjerimi është një prioritet kyç për këtë Komision. Ai është një nga mjetet më të fuqishme të BE-së për stabilitet, siguri dhe prosperitet të përbashkët. Ne jemi plotësisht të angazhuar për ta bërë zgjerimin realitet. Për këtë qëllim, ne mbështesim vendet e zgjerimit me të gjithë asistencën e nevojshme politike, ekonomike dhe teknike. Integrimi gradual tashmë po sjell përfitime konkrete edhe përpara anëtarësimit”, tha Komisioni Europian.

Të premten, më 27 shkurt, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, në emër të Shqipërisë dhe Serbisë, i thanë BE-së se nuk janë naivë. Përmes editorialit në Frankfurter Allgemeine Zeitung, ata e krahasuan me “mbyllje dere” mesazhin e Berlinit, Parisit dhe të tjerëve se para zgjerimit të radhës do të duhet të reformohet BE-ja.

“Politikanë kryesorë në Paris, Berlin dhe gjetkë kanë theksuar se reforma të brendshme mund të jenë të nevojshme për të siguruar që një BE e zgjeruar të mbetet e aftë për veprim vendimtar. Ne nuk jemi naivë. Këto argumente kanë peshë. […] Megjithatë, t’u thuash anëtarëve të ardhshëm se duhet të presin reformat e BE-së përpara se të bashkohen do të ishte e barasvlershme me mbylljen e derës: edhe më shumë fjalime solemne ku riafirmohet angazhimi për pranimin e anëtarëve të rinj, ndërkohë që në fakt ndodh pak ose aspak. Kjo do të ishte e gabuar, kundërproduktive dhe madje e rrezikshme në këto kohë”, shkruanin Rama dhe Vuçiç në editorial.

Në përpjekje për të treguar një qasje “win-win” me përfitime të ndërsjella, Rama dhe Vuçiç e quajtën propozimin e tyre një qasje realiste drejt BE-së, ku vendet e rajonit do të përfshiheshin në tregun e përbashkët rajonal dhe zonën Shengen. Kësisoj, sipas tyre, nuk do të ngarkohej arkitektura vendimmarrëse e BE-së dhe as do të ndryshonte ekuilibri i saj institucional, pasi nuk do të kërkoheshin të drejta vetoje, komisionerë shtesë apo deputetë të Parlamentit Europian, si dhe as ndryshime në strukturat e votimit.

Më të lexuarat

  • Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më quajnë tradhtar e sigurims”, Spaho shpërthen ndaj demokratëve: Rama nuk ikën se duan flamingot!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika nga lufta ‘paralizon’ Hormuzin, anijet braktisin korridorin më të rëndësishëm të naftës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk jam antiamerikane”, Meloni trazon Italinë: Presidenti i ri mund të mos jetë nga e majta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U largua nga PS, iu bashkua protestuesve/ Balla thirrje “Neomalsores”: Dorëzo mandatin, i përket socialistëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Spiropali “thumbon” Ramën”?! Hedh tezën e “shqiptarit të ri”: Ka mision fitoren e lirisë mbi nënshtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E dinte se Skënderbeu ishte markë rrobash, Dea Mishel përjashtohet nga qeveria teknike e Shqipërisë së re, ‘digjet’ edhe Rizarta Hoxha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 8 vepra penale në 8 vite, Rama nxjerr “CV” e Edviol Kulluri, një prej firmëtarëve të protestës: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qan” për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!