AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Milo: Shqipëria duhet ta shohë të vërtetën në sy, Trump kërkon të vendosë hegjemoninë amerikane në botë

by SHT Media
02/03/2026
in Politikë
6
0
Milo: Shqipëria duhet ta shohë të vërtetën në sy, Trump kërkon të vendosë hegjemoninë amerikane në botë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se argumentet që prezanton SHBA dhe Izraeli për ndërhyrjen në Iran nuk e bindin aspak dhe shtoi se Shqipëria, si aleat i Amerikës, “duhet ta shohë të vërtetën në sy”.

“Nëqoftëse duam të jemi të sinqertë, të hapur, kjo që po them nuk është se është një mendim personal, por flas edhe për një mendim të specializuar të qendrave më të njohura ndërkombëtare të studimit të politikës dhe të konflikteve. Ne duhet t’i shikojmë gjërat me shumë realizëm dhe të mos fshihemi prapa fakteve. Ne shqiptarët, që jemi aleatët më besnikë dhe më proamerikanë, duhet të bëjmë dhe analiza objektive dhe t’i shohim të vërtetat në sy. Kini parasysh që kur erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump kritikoi madje paraardhësit e tij që kishin shpërthyer luftrat, tha se “po të isha unë, nuk do ta inkurajoja luftën Rusi-Ukrainë”. Dua të qëndroj te teza e tij që e artikuloi gjatë gjithë fushatës elektorale: “Amerika e para”. Do të thotë që Amerika duhet të jetë dhe duhet të qëndrojë si fuqi e parë në arenën ndërkombëtare, në politikën ndërkombëtare, që e përkthyer me terma më të thjeshta do të thotë që Donald Trump kërkon të vendosë hegjemoninë amerikane në botë si fuqi e madhe”, tha Milo.

“Jo rastësisht ai flet që “kemi ushtrinë më të madhe në botë, më të fortë” dhe kur përmend ushtrinë dhe forcën, domethënë se në plan të parë ke nxjerrë përdorimin e forces. Trump do që Amerika të jetë vendi i parë, vendi më i fortë ku çdo gjë të vendoset dhe t’i merret leje Amerikës. Edhe ndërtimi i Bordit të Paqes kërkon pikërisht këtë rol parësor të Amerikës, ku ajo të thotë fjalën e fundit për çdo gjë, zgjidhje konflikti apo marrëveshje ndërkombëtare”, shtoi ish-ministri i Jashtëm.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.