• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Kryenin vjedhje me thyerje në biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

27/02/2026
in Kronikë
Kryenin vjedhje me thyerje në biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

Një operacion i gjerë policor në veri të Italisë ka çuar në goditjen e një bande grabitësish shqiptarë, të akuzuar për vjedhje të rënda dhe përdorim armësh. Tre persona, të moshës 37, 38 dhe 40 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët e Kompanisë Bassano del Grappa.

Bastisjet u zhvilluan në zonat Corsico, Buccinasco dhe Trezzano sul Naviglio, në provincën e Milanos. Sipas hetimeve, të tre dyshohet se kanë kryer disa grabitje në zonën e Vicenzës në fund të qershorit 2025.

Natën mes 25 dhe 26 qershorit, një depo me shumicë në Isola Vicentina u grabit pasi autorët thyen një derë të pasme dhe neutralizuan sistemin e alarmit. Nga biznesi u morën mallra të ndryshme, përfshirë shishe vere dhe shampanjë të shtrenjta, pajisje kompjuterike dhe mbi 15 mijë euro cash. Dëmi i përllogaritur arrin rreth 25 mijë euro.

Po atë natë u tentua një tjetër grabitje në një kompani trajtimesh galvanike, por sistemi i alarmit pengoi hyrjen. Ndërsa mes 26 dhe 27 qershorit, një biznes në Villaverla u grabit, ku u vodhën çeqe, instrumente pagese dhe 10,600 euro në para të gatshme.

Tre të dyshuarit lëviznin kryesisht natën në rajone të ndryshme të Italisë Veriore, përfshirë Toskanën, Emilia-Romanjën dhe Marken. Ata përdornin makina me fuqi të lartë, të regjistruara në emër të personave të tretë dhe me targa të klonuara, për të shmangur identifikimin.

Sipas mediave italiane, gjatë kontrolleve, në një garazh në Trezzano sul Naviglio që shërbente si bazë logjistike, u sekuestruan 53 mijë euro cash, mbi 2 mijë dollarë, 5 orë luksoze, 11 çeqe udhëtari me vlerë 940 dollarë, bizhuteri ari dhe argjendi, 23.5 kilogramë skrap argjendi, dy targa të klonuara, 63 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë 9×21, e raportuar e vjedhur në shtator 2024 në Arezzo.

Më të lexuarat

  • Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet protesta e PD-së! Nga hedhja e molotovëve, te shpërndarja me ujë dhe spraj, 90 minuta tension e përplasje me policinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka qenë e sulmuar gjatë këtyre ditëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 1 orë vetëm thirrje kundër Ramës me megafon/ Nis marshimi, Berisha udhëheq militantët drejt ministrisë së Brendshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ja ku është dera, mund të dalësh”/ Ermal Mamaqi rrëfen prapaskenat pas deklaratës së Olës, zbulon bisedën me Arbanën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Panda dhe simbolika e një sistemi që nuk ndryshon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi Meloni-Rubio në Romë, zbardhen diskutimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!