• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

27/02/2026
in Politikë
Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Francë, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë u pritën nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yael Braun-Pivet.

Një takim që konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, një miqësi e hershme që sot ndodhet në ditët e saj më të mira.

Peleshi vlerësoi rolin e diplomacisë parlamentare në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushën kulturore, arsimore dhe ekonomike, si dhe për rritjen e rolit të parlamenteve në mbështetje të procesit të integrimit europian.

Presidentja Braun-Pivet vlerësoi bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë dhe progresin e vendit drejt Bashkimit Europian. Ajo dhe deputetët francezë, të pranishëm në takim, shprehën interes për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë, zgjerimin e BE-së, rolin e Shqipërisë në stabilitetin rajonal si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit parlamentar, kulturor dhe rolin e diasporës shqiptare në Francë.

Duke u ndalur tek procesi i integrimit, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, theksoi se anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i Shqipërisë, ndërsa reformat, veçanërisht reforma në drejtësi, po ndërtojnë një sistem të pavarur dhe të besueshëm. Peleshi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe kontributin e Presidentes Braun-Pivet në forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe perspektivës europiane të Shqipërisë.

Peleshi theksoi se Shqipërinë dhe Francën i lidh një miqësi historike dhe partneritet strategjik, si aleate të besueshme në NATO, dhe Shqipëria mbështet Ukrainën në mbrojtje të lirisë, integritetit territorial dhe vlerave demokratike. Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të partneritetit Shqipëri-Francë dhe bashkëpunimit në shërbim të integrimit europian dhe stabilitetit rajonal.

Kryetari i Kuvendit shoqërohet në këtë vizitë nga Zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, deputetët Hatixhe Konomi dhe Enno Bozdo, anëtarë të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Francë, Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola.

Më të lexuarat

  • Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më quajnë tradhtar e sigurims”, Spaho shpërthen ndaj demokratëve: Rama nuk ikën se duan flamingot!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika nga lufta ‘paralizon’ Hormuzin, anijet braktisin korridorin më të rëndësishëm të naftës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk jam antiamerikane”, Meloni trazon Italinë: Presidenti i ri mund të mos jetë nga e majta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U largua nga PS, iu bashkua protestuesve/ Balla thirrje “Neomalsores”: Dorëzo mandatin, i përket socialistëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Spiropali “thumbon” Ramën”?! Hedh tezën e “shqiptarit të ri”: Ka mision fitoren e lirisë mbi nënshtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E dinte se Skënderbeu ishte markë rrobash, Dea Mishel përjashtohet nga qeveria teknike e Shqipërisë së re, ‘digjet’ edhe Rizarta Hoxha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 8 vepra penale në 8 vite, Rama nxjerr “CV” e Edviol Kulluri, një prej firmëtarëve të protestës: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qan” për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!