• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

27/02/2026
in Politikë
“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

Edi Rama u ankua ditën e sotme gjatë fjalimit në grupin parlamentar të PS-së, për goditjen e prezumimit të pafajësisë, nëpërmjet shpërndarjes së materialeve hetimore që SPAK bën nëpërmjet gazetarëve, për të “masakruar” karakterin e të dyshuarve, që pastaj të jetë më e lehtë për ti dënuar.

Kjo çështje u diskutua edhe në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku gazetarja Klodiana Lala debatoi me Rakipin dhe Bushatin.

Ylli Rakipi: Veçanërisht në rastet e politikanve, të dhëna hetimore dalin në media, duke u kthyer në gjyq publik. Kryesisht dalin të dhëna, ose interpretimet e prokurorëve, të cilat e masakrojnë karakterin e të dyshuarit. A ndikon kjo praktikë në prezumimin e pafajësisë? A ka të drejtë Rama që e ngre këtë si shqetësim?

Klodiana Lala: Ramën nuk e shqetëson kur delegjitimohen kundërshtarët. E shqetëson fakti kur raportohet për të vetët.  Unë si gazetare shfrytëzoj çdo burim dhe kontakt për të përcjellë informacion. Me integritet dhe paanësi raportoj.

Ylli Rakipi: Ti je një nga gazetaret që siguron detaje hetimore dhe i publikon. Po sikur të jesh ti një person i hetuar dhe papritur sheh në media që dalin mesazhet e tua telefonike dhe brekët që ka blerë familja…?

Klodiana Lala: Po e nis nga vetja. Personalisht e dini se sa e kujdesshme jam për të raportuar detaje që shfaqin sensacion publik. Do më pyesni a është normale që media të sillet në këtë mënyrë? Edhe mua më shqetëson, sepse në media të caktuara denigrohen njerëz. Ajo që më shqetëson, përveç medias, zoti Rama e ngre kur i cënohen të vetët. Jam kundër linçimit të njerëzve. Personalisht kam ruajtur këtë standard. Nuk kam përmendur familjen e një politikani, apo çdo personi, por jam përpjekur të jem e qartë për gjërat që raportoj. Fakti që ka një kinezëri dhe terrorizëm mediatik, kjo nuk varet nga nje gazetar. Më shqetëson në momente të caktuara, që degradohet deri në pretendime për video erotike. Nisem nga vetja dhe them eksperiencën time. Raportimi profesional nuk e dëmton prezumimin e pafajësisë. Kur raporton për korrupsionin, mjafton një kamera dhe s’ka nevojë për koment. Pastaj, fakti që kemi terroristë mediatikë, qindra faqe që vënë gjoba, e kam kaluar në kurrizin tim, që bëjnë shkrime denigruese ndaj meje, por unë vijoj të bëj punën.

Andi Bushati: Nuk është puna e të mbathurave, apo e elementëve intime. Problemi është, e kisha para një jave diskutim në redaksi. U mblodh ajo e imuniteteve, unë personalisht dhe ata të redaksisë janë që Balluku ti dorëzohet drejtësisë. Por prokurorët thanë kemi të dhëna që banditë kanë kërcënuar dëshmitarët…

Klodiana Lala: Nuk është ai konteksti. U tha janë dy vartëse të Ballukut që kanë komunikuar me njëra tjetrën, dhe njëra prej tyre pretendon se është kërcënuar. Këtë ka thënë prokurori në Këshill. Ka thënë kemi dyshime të arsyeshme, që zonjë Balluku po intimidon dëshmitarët.

Andi Bushati: Një deputet i opozitës ka pyetur kush janë, por prokurori thotë është çështje nën hetim. Një politikan që duhet të votojë për imunitetin, apo një gazetar, a do të bindet vetëm nga fakti që SPAK thotë kanë kërcënuar të fortë, apo do të thotë, SPAK pretendon se është kërcënuar nga të fortë, por ne nuk kemi parë prova për këtë punë. Kjo do të ishte korrekte. Këtu është ngritur kulti i SPAK, po tha diçka një prokuror, merret e mirëqenë. Ky është gjyqi publik që i bëhet personave. Po të futesh në google, të kërkosh “Balluku ka kërcënuar me të fortë”, dalin mbi 30 lajme që këtë e quajnë të konfirmuar. Kjo është propaganda e linçimit që bën SPAK. Sa më të dobëta të jenë dosjet aq më i madh është linçimi publik.

Më të lexuarat

  • E quajti ambasador të Ramës, BE dënon sulmet e Berishës ndaj Silvio Gonzatos

    E quajti ambasador të Ramës, BE dënon sulmet e Berishës ndaj Silvio Gonzatos

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sarandë/ Zbardhet atentati me eksploziv, dy të dyshuar në kërkim për tentativë vrasjeje (Emrat)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama në asamblenë e PS në Elbasan: Duhet të ruajmë motivimin për integrimin në BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet protesta e PD-së! Nga hedhja e molotovëve, te shpërndarja me ujë dhe spraj, 90 minuta tension e përplasje me policinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka qenë e sulmuar gjatë këtyre ditëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 1 orë vetëm thirrje kundër Ramës me megafon/ Nis marshimi, Berisha udhëheq militantët drejt ministrisë së Brendshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ja ku është dera, mund të dalësh”/ Ermal Mamaqi rrëfen prapaskenat pas deklaratës së Olës, zbulon bisedën me Arbanën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!