• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Opinion

Prokurorët shqiptarë do fillojnë të vriten nëse vrasin frikën dhe refuzojnë zarfet

06/10/2023
in Opinion
Prokurorët shqiptarë do fillojnë të vriten nëse vrasin frikën dhe refuzojnë zarfet

Nga Artur Zheji

Nuk është e mundur që as pushteti dhe as shteti të garantojnë paprekshmërinë e Antimafies shqiptare, që po fillon të zërë fill. Eksperienca italiane, meksikane apo edhe ajo kolumbiane, na e dëshmojnë këtë. Ata kanë në luftën e tyre pambarim kundër organizatave kriminale: bilance të frikshme ku numërohen qindra prokurorë, ministra apo gjyqtarë dhe policë të vrarë në krye të detyrës dhe në ballë të luftës.

Prokurorët tanë të kërcënuar, ata që dimë dhe ata që nuk dimë, sado të mundohet dhe megjithë vullnetin e mirë, nuk i mbron dot as Taulant Balla dhe as Policia Shqiptare. Nëse nuk ecën më tej siç edhe ka filluar: spastrimi i kupolës së Policisë së Shtetit nga ndotja kriminale në radhët e saj. Për hir të së vërtetës, Taulant Balla po jep shenja të prekshme se ka filluar një kirurgji të brendshme, por shthurja e gërshetit krim-politikë, është një operacion 360 gradë dhe vetëm në fillimet e veta.

Them në fillimet e veta, sepse “kërcënimet” reale janë një tregues real se krimi i organizuar është shqetësuar dhe po ndërmerr një reagim energjik me instrumentet e veta: para plus kërcënime direkte. Kjo është edhe faza më e rrezikshme, ose faza më e suksesshme e aksionit të krimit, sepse korrupsioni dhe kërcënimi real janë sigurisht instrumentet më rezultativë në historinë njerëzore. Duke parë ngjarjet e deritashme, drejtësia ka prekur vetëm nervin e organizatave dhe ende nuk ka prekur Bankat qindramilionaeuroshe, investimet përrallore dhe korridoret e lulëzuara të trafikimeve.

Deri atëherë, asnjë prokuror dhe asnjë gjykatës nuk rrezikon të vritet! Sepse vrasje e tyre nuk u sjell asnjë përfitim organizatave kriminale. Vrasjet kanë rezultuar gjithmonë “akte dëshpërimi” dhe një hakmarrje e verbër dhe krejt e pakuptimtë dhe aspak fitimprurëse në çështjet e majme të biznesit kriminal. Përkundrazi, “Vrasjet” e eksponentëve të drejtësisë shndërrohen herët a vonë në një vetëvrasje për porositësit e tyre.

Kështu ka ndodhur me kapon e kapove, Toto Rina, kur urdhëroi së bashku më të tjerë vrasjen e Falkones dhe Beorselinos, duke shënuar fundin e klanit të vet mafioz, që ishte asokohe tmerri i Republikës Italiane. Dhe porosia për vrasjen e tyre erdhi fill mbas ligjit special antimafia, për sekuestrimin e pronave, aseteve dhe parave kolosale të investuara gjithkund.

Dhe sigurisht kur ligji filloi të godasë bankat e krimit, “dhimbja” që u shkaktua ishte e papërballueshme për organizatat dhe i shpallën luftë shtetit, kur shteti filloi të divorcohet prej tyre. Proces ky, që është në pikëpyetje, përderisa jemi ende në nivelin e kërcënimeve që dalin në media, kërcënime të mediatizuara pra. Për Drejtësinë që premton drejtësi, kërcënimi është bashkudhëtar.

Porse prokurorët shqiptarë do fillojnë të vriten nëse vrasin frikën dhe refuzojnë zarfet. Deri atëherë, “Krimi” bën jetë të mirë dhe healthy në Dubai apo Londër, në Shkodër, Tiranë apo Vlorë…

Më të lexuarat

  • SHBA dhe Irani përballë negociatave vendimtare! A ka rrezik për rikthim të konfliktit?

    SHBA dhe Irani përballë negociatave vendimtare! A ka rrezik për rikthim të konfliktit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për “gjoba” dhe pagesa false

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E dua Ilirin, atij dhe fëmijëve u kërkoj falje”/ Kryemadhi: Braçe politikani më i mirë, do e votoja për kryebashkiak

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shtëpitë në ish-ndërmarrjet shtetërore, qeveria hap rrugën e privatizimit për banesat “pa letra”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çështja “Mbappe” trondit Botën, mbi 17.000 tifozë madrilen, firmosin për largimin e tij

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksion i befasishëm në burgun e Fushë-Krujës, çfarë u zbulua brenda qelive

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I gjetën armë zjarri me vete, arrestohet në Rinas Aurel Deliu, pjesë e grupit të Marklen Hakës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kjo punë lahet me gjak”, pasi dhunoi fëmijët, mësuesja kërcënon nënën denoncuese!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk shoh të ardhme artistike tek Miri”/Shëndrit Lumi: Me ikjen e Dr Florit, West Side Family nuk ka të njëjtën energji

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dëshmitë tronditëse për aksidentin në Durrës, gjyshja e viktimës telefonoi policinë disa minuta para

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!