AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Askush nuk është i mbrojtur nga urrejtja”, shkrimtari izraelit: Holokausti si mjet politik, bota po shpërbëhet!

by SHT Media
27/01/2026
in Botë
6
0
“Askush nuk është i mbrojtur nga urrejtja”, shkrimtari izraelit: Holokausti si mjet politik, bota po shpërbëhet!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë ekskluzive për La Stampa, shkrimtari izraelit Etgar Keret, djali i dy prindërve që i mbijetuan Holokaustit, flet hapur për kujtesën e së shkuarës, sfidat e botës moderne dhe rrezikun e ndarjes sociale në rang global, Keret thotë se kujtimi i Holokaustit nuk është thjesht një datë në kalendar, por një detyrë e përditshme dhe një mësim për të gjithë ne.

Çfarë do të mbetet nga kampet naziste kur të mos ketë më dëshmitarë?

Keret thotë se bota është rritur mbi një narrativë të përbashkët, ku Holokausti ishte kufiri moral absolut. Sot, sipas tij, kjo narrativë është copëzuar në shumë trauma individuale që nuk bashkohen më në një kujtesë të përbashkët.

“Jetojmë në universe paralele, ku secila palë ka historinë e vet. Po kthehemi në një shoqëri tribale, ku çdo ‘tribu’ ka bindjet e saj dhe nuk njeh më asnjë kufi të përbashkët moral”, shprehet ai.

Etgar Keret

Si i ka sjellë në librat e tij përjetimet e prindërve?

Keret thotë se ka shkruar shumë për ta dhe ka përvetësuar mësimet e tyre praktike, si këshilla e të atit për të kursyer gjithçka, përveç këpucëve dhe palltove, sepse “ato të shpëtojnë jetën”. Por mësimi më i fortë, sipas tij, është kontrolli mbi narrativën personale.

Prindërit e tij refuzuan gjithmonë të shiheshin si “viktima”. E ëma nuk merrte pjesë në ceremonitë zyrtare të përkujtimit në Izrael, sepse thoshte se e kishte kaluar Holokaustin. Ata nuk donin të ishin pjesë e një “mozaiku anonim”, por të rrëfenin historinë e tyre me zërin e vet.

Një kujtim që i ka mbetur?

Ai tregon një episod nga fëmijëria, që e lidh me thirrjen e tij për të shkruar. Kur ishte 10 vjeç, një djalë i vogël i lëshon vendin nënës së tij në një sallë pritjeje, si shenjë kompensimi për vuajtjet e Holokaustit. Ajo e refuzon dhe i thotë:

Nëse sot do të mbeteshim pa ushqim e në të ftohtë, unë do të rezistoja më mirë se ti, sepse e kam provuar. Ulu, ke më shumë nevojë se unë!

Mesazhi për sot?

Në kohë të errëta, thotë Keret, duhet të gjesh rrugën tënde dhe të mos vraposh pas turmës. Ai paralajmëron se bota po rrëshqet drejt përplasjes së grupeve, mes antisemitizmit, islamofobisë, racizmit dhe ekstremizmave të rinj.

“Sot askush nuk është i sigurt nga urrejtja”, thotë ai, duke shtuar se si ekstremi i djathtë, ashtu edhe forma të caktuara të së majtës radikale po krijojnë të njëjtin rrezik.

Po slogani ‘kurrë më’?

Keret beson se kemi mësuar se ideologjia e uniformizimit çon në shkatërrim, por paralajmëron se edhe mendimi liberal po rrëshqet drejt një rruge të rrezikshme, ku kërkohen “zona të sigurta” absolute dhe eliminohet kompromisi.

“Jeta është kompromis. Nëse për të qenë i sigurt duhet të zhdukësh të gjithë të tjerët, atëherë askush nuk është vërtet i sigurt”, thotë ai.

A mund ta mbrojë shkrimi të vërtetën në epokën e algoritmeve?

Sipas Keret, çdo “tribu” ka sot antologjinë e vet të së vërtetës. Ai kritikon gazetarinë që vendos identitetin mbi profesionin, duke thënë se kjo vret të vërtetën.

Po Izraeli?

Ai thotë se për shumë të mbijetuar, Izraeli ishte strehë. Por pas 7 tetorit, sipas tij, është zbuluar ana e errët e një ëndrre që po shndërrohet në makthin e ekstremit të djathtë.

“Vendi i të përndjekurve është shndërruar në një vend gjithnjë e më racist dhe shtypës”, thotë Keret, duke shtuar se shumë të mbijetuar të Holokaustit kanë pasur “fat” që nuk janë gjallë për ta parë këtë realitet.

Antisemitizmi?

Ai thotë se antisemitizmi ekzistonte edhe para luftës në Gaza, por tani është përshkallëzuar. Sipas tij, kryeministri Netanyahu e përdor antisemitizmin për të ushqyer idenë se Izraeli është i rrethuar dhe se e vetmja zgjidhje është izolimi dhe armatosja.

Njëkohësisht, kritikon edhe disa lëvizje pro-palestineze që barazojnë qeverinë izraelite me të gjithë hebrenjtë, duke nxitur bojkot dhe urrejtje kolektive.

A është ndjerë i sulmuar personalisht?

Keret thotë se është bojkotuar në Izrael për qëndrimet kundër qeverisë dhe është sulmuar jashtë vendit vetëm pse është izraelit. Ka marrë kërcënime dhe është quajtur “vrasës fëmijësh”, por thekson se nuk ndihet viktimë. “Ajo që më frikëson më shumë është tribalizimi i botës”, përfundon ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë
  • Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.