• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“I vidhte grave unazat”, reagon vajza e Ziver Veizit: Kujtim Cakrani kaloi çdo limit, shihemi në gjykatë

22/01/2026
in Kronikë
“I vidhte grave unazat”, reagon vajza e Ziver Veizit: Kujtim Cakrani kaloi çdo limit, shihemi në gjykatë

Vajza e Ziver Veizit, i cili mbeti i vrarë në protestën e 21 Janarit ka reaguar pas deklaratave të bëra në Off The Record me Andrea Dangllin nga avokati i ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kujtim Cakrani.

Ajo thotë se Cakrani ka kaluar çdo limit duke e konsideruar si të pavërtetë deklaratën se Veizi, kishte precedentë penalë në Greqi dhe se ishte sjellë në Shqipëri për të nxitur trazira.

Vajza e të ndjerit ka paralajmëruar padi në gjykatë.

“I ashtuquajturi avokat, z. Cakrani, nuk e di sesi mund të kalojë çdo lloj limiti dhe të shpikë në një formë të tillë. Dua t’ju sqaroj ju, si emisioni Off The Record, se është e vërtetë që im atë ka ardhur nga Greqia enkas për protestën, por ai nuk ka qenë atje sepse ishte i dënuar, por sepse kishte shkuar te motra e tij, halla ime, e cila jeton atje, për një vizitë, pasi nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Unë kam qenë 11 vjeç, vëllai im 14, dhe jemi takuar vazhdimisht me babanë tonë, i cili ka jetuar në Gjirokastër dhe nuk ka pasur probleme të tilla, siç i shpik avokati pas 15 vitesh. Ky është një sqarim që unë, si vajza e tij, e ndiej të nevojshëm ta bëj. Sa i përket avokatit, besoj se shumë shpejt do të shihemi me të në gjykatë për shpifje…”, shprehet Ana Veizi.

Në emisionin Off The Record, Cakrani pretendoi se Veizi ishte dënuar për vjedhje dhe se vendimi ishte dhënë nga gjyqtari Gramoz Levanai gjatë kohës kur ushtronte detyrën në Gjirokastër.

“Ishte një kryengritje e armatosur për të rrëzuar rendin Kushtetues, donin një 97 të dytë. Ziver Veizi, i ndjerë tashmë, kishte 20 vite që nuk vinte në Shqipëri, sepse ishte dënuar me vendim të formës së prerëse i vidhte grave unazat. Pyseni gjykatësin Gramoz Levanai, që e ka dënuar kur ishte gjyqtar në Gjirokastër. Nuk vinte, erdhi apostafat nga Greqia vetëm për protestën. Unë mbaj përgjegjësi për ato që them. Ky ishte kontingjenti që ishte në atë protestë. Kaq është e gjithë historia, duhet hetuar që nga fillimi. Ishte krim shtetëror se opozita ishte shtet, mos abuzoni me vendimin e gjykatës europiane”, deklaroi Cakrani, duke shtuar se sipas tij bëhej fjalë për “krim shtetëror”, pasi opozita e asaj kohe ishte pjesë e pushtetit.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!