• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Seanca publike në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, GJKKO nuk do marrë pjesë

22/01/2026
in Politikë
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal
Shpërndaje me miqtë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në seancën publike që zhvillohet këtë të enjte, në Gjykatën Kushtetuese, pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama për të zgjidhur konfliktin e kompetencave për pezullimin e ushtrimit të detyrës së zv/kryeministres Belinda Balluku si anëtare e Këshillit të Ministrave.

Në një njoftim për mediat, GJKKO e argumenton këtë vendim duke thënë se një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në proces në një gjykim kushtetues, pasi kjo do të cënonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.

“Ju informojmë se GJKKO nuk do të marrë pjesë në këtë seancë plenare pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.

Në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe të ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj. Pjesëmarrja e GJKKO-së si palë e interesuar në Gjykatën Kushtetuese do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.

Bashkëlidhur gjeni të plotë shkresën nr. 5560/1 Prot., datë 29.12.2025, nëpërmjet së cilës GJKKO i ka kthyer përgjigje Gjykatës Kushtetuese, duke parashtruar arsyet ligjore për të cilat kjo gjykatë nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

    Irani hap Ngushticën e Hormuzit. Trump: Një ditë e madhe për botën. Ulet çmimi i naftës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta e opozitës, 11 të arrestuar dhe 22 të shoqëruar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bordi i Transparencës ul naftën me 13 lekë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Moza “thyen rregullin”, nuk shkon tek Agai: Përtoj të ngrihem

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!