• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Deklaratat përmbyllëse në shkurt

17/01/2026
in Kryesore
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së: Deklaratat përmbyllëse në shkurt

Deklaratat përmbyllëse në çështjen kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt, njoftuan Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Ish-eprorët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katërtit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas njoftimit, parashihet që fillimisht Zyra e Prokurorit të Specializuar të mbajë deklaratën përmbyllëse më 9 shkurt. Një ditë më pas, radha do të jetë e mbrojtësit të viktimave.

Më 11 shkurt, deklaratën përmbyllëse është paraparë të bëjë ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Më 12 shkurt, do ta ketë radhën mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ndërkaq një ditë më pas ajo e ish-deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlametarit Jakup Krasniçi.

Më 16 shkurt, parashihet të vazhdojë deklarata përmbyllëse e ekipit mbrojtës të Krasniqit dhe më pas është paraparë kohë për pyetje të mundshme të trupit gjykues. Dy ditë më vonë, më 18 shkurt, sipas rendit të ditës që Dhomat e Specializuara thanë se mund të ndryshojë, do të ketë përgjigje për palët dhe deklaratat e të akuzuarve.

Para deklaratave përmbyllëse, palët do të dorëzojnë dosjet përfundimtare deri më 30 janar. Pas kësaj, trupi gjykues ka tre muaj kohë që të marrë një vendim dhe ta shpallë atë. Siç kanë thënë më herët nga Gjykata në Hagë, trupi gjykues mund të kërkojë zgjatjen e afatit për marrjen e një vendimi edhe për dy muaj të tjerë, dhe në raste të jashtëzakonshme, edhe më gjatë.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023. Fillimisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë, ndërkaq 117 të tjerë dorëzuan dëshmitë e tyre me shkrim.
Në shtator të këtij viti, mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit paraqitën dëshmitarë, ndërkaq Veseli dhe Selimi nuk paraqitën prova mbrojëse.

Në mesin e dëshmitarëve të mbrojtjes ë Thaçit që u paraqitën në Hagë ishin kryesisht zyrtarë të lartë perëndimorë me njohuri të drejtpërdrejtë të ngjarjeve. Aty u përfshin ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, dhe gjenerali amerikan në pension, Welsley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.

Ndërkaq, Thaçi po përballet edhe një rast tjetër për pengim të drejtësisë dhe gjykimi për këtë çështje është caktuar të nisë më 24 shkurt të këtij viti.

Për çfarë akuzohen ish-eprorët e UÇK-së?

Aktakuza i ngarkon të akuzuarit për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave.

Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale janë themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Më të lexuarat

  • Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!