Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi tha sot se Shqipëria ka shënuar ritmin më të shpejtë të avancimit drejt Bashkimit Europian.
Ai theksoi se objektivi i vitit 2027 është ambicioz dhe jo i dakordësuar me institucionet e BE-së.
Duke prezantuar sfidat parlamentare për Shqipërinë e vitit 2030, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u shpreh se Parlamenti shqiptar synon të shërbejë si model për standardin etik dhe kulturën parlamentare në nivelin e vendeve të Bashkimit Europian.
“Falenderoj Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për përgjegjshmërinë me të cilin ka përballuar volumin e madh të punës, në kushte jo gjithmonë normale.
Ky Grup Parlamentar i rinovuar me 53 anëtarë të rinj ka treguar mençurinë duke treguar se forca e vërtetë janë argumentet dhe jo tonet e larta, grupi ka refuzuar të përfshihet në debate të personalizuara me fyrje, kjo një dëshmi force.
Si kryetar i Kuvendit do përmbush detyrën e nderuar që më keni besuar duke pasur si objektiv vendosejn e standartin europian, etik brenda legjislaturës në kuvendin e Shqipërisë.
Integrimi në BE duhet të fillojë nga çdo qytetar në standartet vetjake, dhe ne duhet të jemi modeli për të ngritur këtë standart në nivelin e klubit të vendeve ku duam të bashkohemi dhe anëtarësohemi.
Europa ka qenë fokusi i punimeve të sesionit të kaluar. Gjatë vitit të fundit, Shqipëria shënoi rekord ndër vendet kandidate me rimtin më të shpejtë të avancimit drejt BE-së.
Në 17 nëntor përfundoi hapja e negociatave për gjithë grupkapuituj, objektiv tani mbetet mbyllja e tyre deri në fund të vitit 2027. Objektiv i lehtë të thuhet por vështirë të realizohet, shumë ambicioz dhe nuk e di me kë vend tjetër mund ta krahsojmë këtë ritëm. Është një datë e dakordësuar me instiucionet e BE-së.
Pr/ligjet që lidhen me integrimin do jenë kryefjalë e këtij sesioni parlamentar. Do miratohen ndryshime në ligjin për organet e drejtësisë, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj. Kemi dy komisione të posacme, shpresoj që puna të ecë siç është nisur me opozitën. Do synojmë të miratojmë pr/ligjin për funksionimin e Shqipërisë, do përfshijë të gjithë deputetët, presim kontribut nga secili prej jush për një ligj organik që i jep një status më dinjitoz çdo deputeti.” u shpreh Peleshi.












