• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit shkakton debate tek procesi i “Plumbit të artë”, shtyhet seanca

15/01/2026
in Kronikë
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Në seancën e sotme të dates 15 janar, të dosjes “Plumbi i Artë”, Gjykata e Posaçme për Krimet e Rënda u njoftua zyrtarisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për arratisjen e Altin Ndocit, një nga të akuzuarit kryesorë në këtë proces. Shkresa e Burgjeve u lexua gjatë procesit gjyqësor, duke sqaruar situatën aktuale të të arratisurit Ndoci.

Drejtoria e Burgjeve deklaroi se nuk mund të bëhet shoqërimi i Ndocit, pasi është arratisur. “Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Ai është shpallur në kërkim nga policia”. Ky njoftim vjen pasi Ndoci arriti të arratisej nga spitali, teksa po qëndronte nën mbikëqyrje.

SPAK ka kërkuar që procesi gjyqësor të vijojë, duke shtuar se nuk ka asnjë ndryshim për pjesën tjetër të të akuzuarve. Avokati i Ndocit deklaroi në seancë se “GJKKO duhet t’i kërkojë policisë që të vijojë kërkimet, pasi Altin Ndoci mund të gjendet në banesë ose në një vend tjetër të fshehtë”, raporton për Klan News, gazetarja Glidona Daci. Pas debateve të forta mes palëve në gjykatë, GJKKO e ka shtyrë seancën për në 20 janar.

Arratisja e Altin Ndocit ka shkaktuar shqetësim në mesin e institucioneve dhe ka rritur masat e sigurisë nga policia, e cila është vënë në kërkim të tij në të gjithë vendin. Policia ka thënë se disa nga operacionet për kapjen e të arratisurit po zhvillohen në terren dhe janë duke u koordinuar me strukturat e burgjeve dhe institucionet përkatëse.

Dosja “Plumbi i Artë” është ndër më të rëndësishmet që ka në dorë drejtësia shqiptare, ku Altin Ndoci akuzohet për krime të rënda, përfshirë vrasje, trafik droge dhe veprime të tjera kriminale. Në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, SPAK ka arrestuar dhe shpallur në kërkim emra të njohur të botës së krimit, të akuzuar për vepra të rënda kriminale.

Më të lexuarat

  • Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!