• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

13/01/2026
in Kronikë
Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

Ka vijuar sot, 13 janar, gjyqi në mungesë ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, për dosjen “Buka”, ku akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Në seancë, siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, pati debate mes avokatit mbrojtës të Ahmetajt dhe prokurorit të SPAK.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe të dëmtuarit nga vepra penale, anëtarët e familjes Myderizi. Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori, paraqiti kërkesa për marrjen e provave në lidhje me çështjen e “Buka sh.a.”

Ai deklaroi se ishte i autorizuar nga Ahmetaj për të bërë me dije se ish-zyrtari i lartë nuk e pranon akuzën, deklarohet i pafajshëm dhe e konsideron atë si politike.

Mbrojtja kërkoi që Arben Ahmetaj të pyetet përmes video-konferencës, të administrohen prova shkresore, të pyeten ekspertët që kanë kryer akt-ekspertimin teknik dhe kontabël, si dhe të merren në pyetje si dëshmitarë ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe ish-zyrtarë të tjerë të këtij institucioni. Po ashtu, u kërkua lejimi i provave dokumentare dhe administrimi i të gjitha akteve juridike që lidhen me “Buka sh.a.” dhe subjekte të tjera.

Gjykata i kërkoi prokurorit të SPAK të shpjegojë se cilat janë veprimet dhe mosveprimet konkrete që i atribuohen Arben Ahmetajt në kuadër të akuzës për shpërdorim detyre.

Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, deklaroi se në dosje janë depozituar vendime gjykatash që i kanë dhënë të drejtë familjes Myderizi. Sipas tij, Arben Ahmetaj ka vepruar përmes një urdhri ku ka caktuar vetë dy ekspertë, ndërsa akt-ekspertimi i kryer prej tyre përmban kontradikta. Gokaj theksoi se më herët ish-ministrat Nasip Naço dhe Florian Mima nuk e kanë privatizuar këtë pronë, ndërsa Ahmetaj ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili ka fuqi ligjore.

Përfaqësuesi i familjes Myderizi, Adrian Myderizi, u shpreh se mbrojtja po përpiqet të ngatërrojë çështjen. Sipas tij, bëhet fjalë për një shkelje të pastër të detyrës nga ana e Ahmetajt. Ai theksoi se familja Myderizi ka fituar gjyqin ndaj Ministrisë së Ekonomisë me vendim të formës së prerë dhe ka kundërshtuar mënyrën e llogaritjes së aksioneve të pronarëve.

“Sipërfaqja e tokës na është llogaritur me 8 mijë lekë të vjetra për metër katror, ndërkohë që vlera e tregut është rreth 1 mijë euro. Na dhanë vetëm 80 milionë lekë të vjetra. Bëhet fjalë për zonën ku ra zjarri disa ditë më parë. U bënë manovra për t’i hapur rrugë vjedhjes. Ahmetaj bëri atë që nuk e bëri asnjë ministër tjetër, edhe pse të tjerë e kanë tentuar. Kjo është një vjedhje absurde. Prej 30 vitesh kërkojmë pronën tonë në mënyrë të rregullt, fitojmë gjyqet dhe sot e kësaj dite nuk jemi aksionerë”, është shprehur Myderizi.

Gjykata vendosi shtyrjen e seancës për datën 27 janar, për t’i dhënë kohë prokurorit të SPAK të shprehet dhe të shqyrtojë kërkesat për prova dhe dëshmitarë të paraqitura nga mbrojtja e Arben Ahmetajt.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!