• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vijojnë rrëshqitjet e dherave në qarkun Gjirokastër, të bllokuara disa rrugë rurale dhe aksi Gjirokastër-Tepelenë

10/01/2026
in Kronikë
Vijojnë rrëshqitjet e dherave në qarkun Gjirokastër, të bllokuara disa rrugë rurale dhe aksi Gjirokastër-Tepelenë

Situata e krijuar nga moti i keq në Qarkun Gjirokastër vijon të paraqesë problematika në disa bashki, kryesisht për shkak të rrëshqitjeve të dherave, rënies së inerteve dhe bllokimit të akseve rrugore, ndërsa strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile ndodhen në terren dhe në gatishmëri të plotë.

Në Bashkinë Gjirokastër rruga e Qafës së Çajupit vijon të jetë e bllokuar, ndërsa kontraktorët po punojnë për hapjen e saj. E bllokuar mbetet edhe rruga e Dhoksatit, ku po vijojnë punimet për pastrim dhe rikthim të qarkullimit.

Në qytetin e Gjirokastrës vazhdon puna për heqjen e inerteve nga akset urbane. Në zonën e Lunxhërisë, mbi fshatin Mingul, ka një rrëshqitje masive të një kodre, e cila paraqet rrezik dhe po monitorohet nga strukturat përgjegjëse.

Edhe në Bashkinë Libohovë në Njësinë Administrative Zagori, rrugët hyrëse të fshatrave Zhej, Lliar dhe Topovë vijojnë të jenë të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dherave, të cilat vazhdojnë ende.

Në Bashkinë Memaliaj fshati Kurtjez vijon të jetë pa energji elektrike për shkak të rënies së pemëve mbi linjat e tensionit. Punonjësit e OSHEE-së po punojnë për riparimin e defekteve.

Në Njësinë Administrative Memaliaj (fshat), një rrugë e brendshme mbetet e bllokuar, duke izoluar 5 banesa.

Në fshatin Tosk-Martalloz, në fund të lagjes Kërvaçkaj, ka rrëshqitje dherash që rrezikon një banesë. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja me mjete është e pamundur.

Gjithashtu, në aksin Agjencia e Luftinjës – Izvor ka pasur rënie pemësh dhe po punohet për pastrimin.

Në fshatin Levan, janë shënuar përsëritje të rrëshqitjeve të dherave edhe pas ndërhyrjeve të mëparshme.

Në Bashkinë Këlcyrë është bllokuar rruga në fshatin Luar, Njësia Administrative Sukë.

Në Bashkinë Tepelenë vijon të pastrohet aksi Tepelenë – Gjirokastër, pranë zonës së Shkallës së Zezë, ndërsa qarkullimi kryhet me një korsi.

Niveli i lumit Vjosë i matur në pikën në Memaliaj është 4.7 metra, ndërsa në Përmet 4.4 metra. Nivelet e lumit janë nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!