AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

‘Ka qenë në krye të detyrës’, familjarët e punonjësit që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës: Po mblidhte plehrat me ujin deri në gju! VIDEO

by SHT Media
10/01/2026
in Kronikë
6
0
‘Ka qenë në krye të detyrës’, familjarët e punonjësit që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës: Po mblidhte plehrat me ujin deri në gju! VIDEO
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Astrit Hysenaj, 54 vjeç, në ditën e tretë të përmbytjeve në Durrës, ishte nisur për në punë, por u gjet i pajetë në një kanal kullues, në zonën e ish-repartit ushtarak pranë Plepave. Familjarët po i japin lamtumirën e fundit mes dyshimeve të forta se ai e humbi jetën në krye të detyrës, duke pastruar kanalet, ndryshe nga çfarë pretendon Bashkia e Durrësit se në momentin kur e ka marrë rrjedha e ujit nuk ka qenë në punë. 

Klediana Bërsheni, mbesa e 54-vjeçarit rrëfen për mikrofonin e Report Tv se daja ka dalë si çdo ditë tjetër për të shkuar në punë në orën 05:00 të mëngjesit, pavarësisht insistimit të familjes që mos të shkonte për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq. Deri në orën 10:30, kur Hysenaj mbaronte orarin zyrtar të punës, familja nuk është shqetësuar, por pasi ai nuk është kthyer në shtëpi kanë bërë kallëzimin në polici dhe menjëherë kanë nisur vetë kërkimet. 

“Daja është nisur në punë si gjithmonë në 5 e gjysmë, në orarin e punës. Ka parë gjendjen dhe situatës, familja ka tentuar që ta ndalojë. Është nisur deri në momentin që mbaronte punën në 10 e gjysmë s’kemi ndjerë asnjë shqetësim, shqetësimi nisi pasi nuk u paraqit në shtëpi. Pritëm pak orë dhe nisëm kërkimet ne si familje, për shkak të situatës. E pamë që s’po vinte dhe bëmë denoncimin në polici, është 24 orarëshi që duhej të presim. Kemi nisur kërkimet vetë, kemi parë nga kamerat, që deri në orën 08:25 ai ka qenë duke punuar tek mbikalimi i parë i këmbësorëve kur vjen nga aksi Plepa-Durrës. Pastaj nuk është parë më”, tha ajo. 

Detaje më të forta rrëfen djali i xhaxhait Osman Hysenaj, i cili thotë se kanë në duar pamje filmike nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentet e fundit të 54-vjeçarit para se ta merrte rrjedha e ujit. 

“Pas asaj s’ka asnjë lloj informacioni, njeri që ta ketë parë. Ka qenë rreth orës 8:30, te filmimet e kamerave po ta shohësh ka qenë uji deri te gjuri dhe ia prapë mblidhet letrat që ishin sipër ujit dhe i hidhte te koshi,. Këto dyshojmë ne që kanë qenë momentet e fundit. Deri në momentin e fundit të jetës ka qenë në krye të detyrës. Nëse ndonjëri ka pamje filmike pas kësaj ore, të na i vendosin në dispozicion. Ai ka qenë duke punuar dhe duke mbledh letrat dhe duke i hedhur në kosh”, tha Hysenaj. 

“Dhe vendi ku është gjetur, ka rënë në një kanal të vogël në zonën ku është parë për herë të fundit dhe rrjedha e ujit të nxjerr pikërisht në zonën ku është gjetur. Nuk mund të përbaltet figura e tij”, thotë Bërsheni. 

54-vjeçari ka lënë pas gruan dhe djalin 21-vjeçar të papunë, si edhe nënën e tij 85-vjeçare. Ai ishte i vetmi që siguronte të ardhurat për familjen, e cila tashmë ka mbetur pa një përkrahje financiare, por vetëm me pensionin që merr e moshuara. Dy familjarët e 54-vjeçarit u bëjnë apel institucioneve që familjes t’iu sigurojnë një ndihmë ekonomike ose një punë për djalin 21-vjeçar. 

“Ka mbetur nëna 85 vjeçe, e shoqja e papunë, dhe një djalë 21 vjeç që herë punon dhe herë nuk punon. I vetmi që siguronte të ardhura ishte, tani kanë mbetur vetëm me pensionin e nënës. Duhet një ndihmë ekonomike, ose ti gjejnë djalit një punë të përhershme. Si do mbahet një familje me një pensionist”, thotë Hysenaj. 

“E vetmja nevojë që kemi si familje është që të ketë një ndihmë financiare sa i përket familjes, janë në gjendje të vështirë ekonomike. Përveç dhimbjes që kanë, të paktën ti rrinë afër me një ndihmë ekonomike. Është shumë e dhimbshme humbja e tij, pastaj të kalojmë te pjesa ekonomike që është domosdoshmëria e jetesës bëjmë apel ti qëndrojnë pranë familjes me një ndihmë ekonomike”, vijon Bërsheni. 

Në momentin e fundit të jetës, 54-vjeçarit i gjetur vetëm 10 mijë lekë të vjetra. 

“Ai deri në 8 e gjysmë ka qenë në krye të detyrës. Në shtëpi nuk ka lënë asnjë lek, policia që i ka gjetur trupin i ka gjetur 10 mijë lekë të vjetra në xhep. Mendoni si mund të jetojë një familje me 10 mijë lekë. Mos te thuhet që është larguar nga vendi i punës, ne nuk fajësojmë as bashkinë as ndërmarrjen, është fatkeqësi e natyrës, por të paktën mos të hidhet baltë”, tregon djali i xhaxhait. 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

22/11/2026

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

22/11/2026

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

22/11/2026

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

22/11/2026

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

22/11/2026

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

22/11/2026

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

22/11/2026

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

22/11/2026

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

22/11/2026

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

22/11/2026

“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

22/11/2026

Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

22/11/2026

Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, shiriti i dasmës zbuloi autorët. Si u organizua skema me dy makina

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur
  • Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.