AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Vjosa kalon argjinaturën në Ferras, Balluku: Të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujërave janë evakuuar

by SHT Media
08/01/2026
in Politikë
6
0
Vjosa kalon argjinaturën në Ferras, Balluku: Të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujërave janë evakuuar
6
SHARES
304
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Situata në jug të vendit ka arritur pikën kritike mbrëmjen e sotme. Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati duke kaluar argjinaturën mbrojtëse në fshatin Ferras të Fierit. Përballë kësaj situate emergjente, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë duke evakuuar të gjithë banorët e rrezikuar.

Në vendngjarje ndodhen Zv.Kryeministrja Belinda Balluku, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe Kryebashkiaku Armando Subashi për të koordinuar operacionin e shpëtimit dhe përforcimit.

Evakuimi i plotë

Zv.Kryeministrja Balluku, në një prononcim për mediat nga zona e përmbytur, konfirmoi se operacioni i evakuimit është përmbyllur me sukses. “Të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujërave në fshatin Ferras janë evakuuar” u shpreh Balluku, e cila po monitoron nga afër çdo lëvizje të nivelit të ujit.

Qëndrueshmëria e argjinaturës

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, dha detaje teknike mbi atë çfarë po ndodh me infrastrukturën mbrojtëse. Ai sqaroi se nuk kemi të bëjmë me çarje të digës, por me tejkalim të lartësisë së saj.

“Prurjet e orëve të fundit kanë qenë të atilla që kanë tejkaluar majën e argjinaturës. Megjithatë, struktura është ende e qëndrueshme dhe po reziston,” theksoi Vëngu.

Pavarësisht situatës dramatike në Ferras, Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, dha një lajm shpresëdhënës bazuar në matjet e bëra në rrjedhën e sipërme të lumit. Sipas Subashit, matjet në fshatin Kashisht tregojnë se brenda një ore niveli i ujit ka pësuar një rënie prej 15 cm.

“Kjo rënie pritet të reflektohet edhe këtu në Ferras pas dy a tri orësh, çka shpresojmë të sjellë një lehtësim të situatës,” deklaroi Subashi.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit
  • Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.