Kryeministri Edi Rama tha në një reagim në rrjetet sociale se situata në Novoselë vijon të jetë në monitorim nga bashkia e Vlorës dhe institucionet e tjera shtetërore.
Kujtojmë se atje është vështirësuar situata si pasojë e rritjes së nivelit të ujit nga reshjet e rëna gjatë natës dhe në orët e fundit.
Ai u bën thirrje banorëve të ndjekin me përpikëri udhëzimet e strukturave në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara, deri në normalizimin e situatës.
Banorët mund të telefonojnë në numrat e vendosur në dispozicion:
Emergjencat Civile +355 69 213 9738
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike +355 69 541 9296
Ujësjellës-Kanalizime +355 69 572 3432












