AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

VIDEO / Duke shtyrë makinat e përmbytura, efektivët heronj në terren

by SHT Media
06/01/2026
in Kronikë
6
0
VIDEO / Duke shtyrë makinat e përmbytura, efektivët heronj në terren
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me përkushtim, sakrificë dhe profesionalizëm, punonjësit e Policisë së Shtetit në Durrës dhe në shumë zona të vendit kanë qenë në terren, duke ofruar ndihmë të menjëhershme për qytetarët e prekur nga përmbytjet dhe përdoruesit e rrugës në situata të rrezikshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shprehur mirënjohjen për punonjësit e Policisë që gjatë gjithë ditës sot në 6 janar dhe që vijojnë ende, kanë treguar përgjegjshmëri, angazhim, sakrificë dhe humanizëm në shërbim të qytetarëve. Ai thekson se puna e tyre ka qenë thelbësore për sigurimin e rendit, mbrojtjen e jetës dhe të pronës së qytetarëve, gjatë situatave të vështira të shkaktuara nga moti i keq.

“Falënderoj çdo punonjës të Policisë që ka qenë në terren, duke ndihmuar qytetarët në nevojë, duke mbajtur rrugët të sigurta dhe duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Sakrifica dhe puna juaj nuk kalojnë pa u vënë re”, shprehet Proda.

Ai gjithashtu falënderon qytetarët që kanë dërguar në adresat e Policisë dhjetëra mesazhe mirënjohjeje dhe video nga puna e punonjësve në terren, duke u shprehur se vlerësimi i qytetarëve është një motiv shtesë për punonjësit e Policisë që të vazhdojnë me përkushtim.

Punonjësit e Policisë kanë qëndruar në gatishmëri të plotë, duke ofruar ndihmë për qytetarët që kanë hasur probleme në qarkullimin e rrugëve të bllokuara, duke asistuar në evakuimin e familjeve të rrezikuara nga uji, si dhe duke koordinuar me strukturat e tjera të emergjencave, për të siguruar një reagim të shpejtë dhe të efektshëm ndaj situatës.

Kjo përgjegjësi dhe përkushtim i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit vërteton jo vetëm profesionalizmin e strukturave ligjzbatuese, por edhe humanizmin dhe solidaritetin që punonjësit tregojnë në shërbim të qytetarëve në çdo situatë emergjente. Në këtë kuadër, Drejtori Proda thekson se puna e policëve nuk është vetëm detyrë, por një mision që kërkon sakrificë, përkushtim dhe empati ndaj qytetarëve, veçanërisht në situata të jashtëzakonshme si ato të përmbytjeve dhe reshjeve të dendura.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa
  • Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.