AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Na flasin çdo ditë për ‘bum ekonomik’, për kulla që prekin qiellin! ” Jorida Tabaku: Po pse shqiptarët po ikin?

by SHT Media
30/12/2025
in Politikë
6
0
Jorida Tabaku: Deklarata për të cilën jam penduar. Nuk i kam dëgjuar ndërkombëtarët
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër modelin ekonomik që, sipas saj, po ndiqet në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një zhvillim “fasadë” që po çon në largimin masiv të qytetarëve nga vendi. 

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku krahason diskursin zyrtar për “bum ekonomik” me realitetin e emigracionit. 

“Na flasin çdo ditë për ‘bum ekonomik’, për kulla që prekin qiellin dhe shifra që rriten në ekranet e propagandës. Por nëse ekonomia po shkëlqen, pse shqiptarët po ikin natën?”, shkruan ajo. 

Sipas Tabakut, shifrat tregojnë një paradoks të thellë: rritja ekonomike mbështetet te ndërtimi dhe sektorë të paqëndrueshëm, ndërsa ekonomia prodhuese është në rënie. 

“Bujqësia ka rënë me -1.73% dhe industria me -4.7%. Kemi beton, por s’kemi bukë. Kemi fasada, por s’kemi vende pune reale”, thekson deputetja demokrate. 

Ajo ndalet edhe te pasojat demografike të këtij modeli, duke folur për shpopullimin e zonave të tëra. 

“Në Berat, 70% e familjeve janë prekur nga emigracioni. Kjo nuk është lëvizje e lirë, kjo është shpopullim masiv”, shkruan Tabaku, ndërsa shton se as Tirana nuk përbën më një alternativë reale. 

 “Kryeqyteti është kthyer në stacion tranzit. 35% e familjeve preken nga largimi, për shkak të kostos së papërballueshme të jetesës dhe pagave qesharake.” 

Sipas saj, edhe emigrantët që tentojnë të kthehen përballen me një realitet që i detyron të largohen sërish. 

 “Të dhënat e INSTAT tregojnë se emigrantët që kthehen me kursime dhe shpresë, ndeshen me burokraci, korrupsion dhe treg të mbyllur. Rezultati? Bëjnë gati valixhet sërish”, shkruan ajo. 

Në përfundim, Tabaku shprehet se ekonomia aktuale nuk prodhon mirëqenie për shumicën e qytetarëve. 

“Shteti nuk mbahet me sezon turistik tre-mujor dhe as me beton që pastron para. Zbrazja e Shqipërisë është aktakuza më e rëndë për këtë qeveri”, thekson deputetja, duke shtuar se “asnjë PowerPoint në Facebook nuk e mbulon dot faktin që tavolinat e shqiptarëve po mbeten bosh”.  

Deklarata e plotë e Tabakut 

Na flasin çdo ditë për “bum ekonomik”, për kulla që prekin qiellin dhe shifra që rriten në ekranet e propagandës. Por nëse ekonomia po shkëlqen, pse shqiptarët po ikin natën? 

Përgjigja gjendet te e vërteta e ftohtë e shifrave që qeveria tenton t’i fshehë. Analizat e fundit tregojnë një paradoks fatal që po gërryen të ardhmen tonë: 

 Modeli “Fasadë” po falimenton prodhimin Ndërsa rritja ekonomike vjen nga ndërtimi dhe sektorët e paqëndrueshëm, shtyllat reale të ekonomisë po shkërrmoqen. Bujqësia ka rënë me -1.73%. Industria me -4.7%. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që kemi beton, por s’kemi bukë. Kemi fasada, por s’kemi vende pune reale. Dhe kur fshati nuk prodhon dhe industria nuk punëson, varfëria ulet këmbëkryq. 

 Gjeografia e zbrazjes: Nga Berati në Tiranë Pasojat e këtij modeli të dështuar po ndihen në çdo derë shtëpie. Në Berat, 70% e familjeve janë prekur nga emigracioni. Kjo nuk është lëvizje e lirë, kjo është shpopullim masiv. Por kujdes, as Tirana nuk është më “toka e premtuar”. Kryeqyteti është kthyer thjesht në një stacion tranzit, ku 35% e familjeve po ashtu preken nga largimi. Njerëzit vijnë nga rrethet, përballen me koston e papërballueshme të jetesës dhe pagat qesharake, dhe detyrohen të ikin jashtë. 

 Tragjedia e “hajde për të ikur prapë” Më e dhimbshmja është se ky sistem po tradhton edhe ata që duan të kthehen. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se emigrantët që kthehen me kursime dhe shpresë, përballen me një realitet armiqësor: burokraci, korrupsion dhe treg të mbyllur. Rezultati? Ata bëjnë gati valixhet sërish. Shqipëria sot nuk i mban dot as ata që e duan më shumë. 

Një ekonomi për shumicën nuk mbahet shteti me “sezon turistik” 3-mujor dhe as me beton që pastron para. Largimet masive nuk janë “momentale”, siç duan t’ju gënjejnë. Janë pasojë direkte e një ekonomie që nuk prodhon mirëqenie për qytetarët, por vetëm fitime për një grusht klientësh. 

Ne na duhet një ekonomi që prodhon, jo një ekonomi që vetëm konsumon. Na duhet mbështetje për fermerin, jo vetëm për ndërtuesin e Tiranës. Na duhet dinjitet për punën, që të mos na duhet të kërkojmë dinjitetin rrugëve të botës. 

Zbrazja e Shqipërisë është aktakuza më e rëndë për këtë qeveri. Asnjë PowerPoint në Facebook nuk e mbulon dot faktin që tavolinat e shqiptarëve po mbeten bosh. 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re
  • Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.