• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

30/12/2025
in Kryesore, Politikë
“Çorba mediatike e politike…”, Rama në konferencën e fundvitit: Shqipëria, vend lider në rajon për administratën

 

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundit për mediat këtë vit, ka folur për një sërë çështjesh. Vitin e shkuar, më 30 dhjetor 2024, ai theksoi se Partia Socialiste ka bërë një transformim epokal të vendit.

Veçanërisht u ndal te administrata publike dhe sofistikimi i dhënies së shërbimit ndaj qytetarëve. “Morëm një vend të zhytur në borxhe e pluhur, sot jemi në kushte të tjetra, është bërë një transformim epokal. Jemi vend avangard në drejtim të shërbimeve online”, ka thënë numri një i kabinetit.

Teksa vuri theksin te platforma e-Albania, kreu i qeverisë përmendi edhe futjen në platformë të një “asistenti të ri virtual me zë e figurë”.

Foli edhe për TikTok, platformë për të cilën parashikohet të japë deklarata edhe sot, pasi po mbushet thuajse 1 vit që është mbyllur në territorin e vendit tonë.

Negociatat për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian padyshim do jetë një temë kryesore e Ramës, pasi janë çelur të gjithë grup-kapitujt me BE dhe gjithë ky proces nga kreu i qeverisë konsiderohet prioritet.

Konferencën e nisi me një lajm të mirë, për indeksin lidhur me lirinë njerëzore dhe ekonomike.

“Shqipëria ka një pozicion shumë inkurajues, e 39-ta në klasifikimin e përgjithshëm dhe vetëm e 9-ta në gjithë pjesën e Europës lindore”, deklaroi ai.

“Sa i përket lirisë ekonomike, renditet para vendeve si Polonia, Kroacia, Greqia apo Hungaria. Po ashtu për lirinë njerëzore”, shtoi më tej, duke e cilësuar një pasqyrë tejet pozitive.

Kryeministri tha se “krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është vend lider në funksionimin e administratës, menaxhimin e financave publike, të burimeve njerëzore dhe shërbimeve publike.

“Normalisht kjo është kundër çorbës që zien në tenxheret mediatike e politike”, shtoi ai me ironi.

Rritje e investimeve të huaja dhe shtim i bizneseve të reja

Sipas kryeministrit, bizneset e reja janë shtuar me afro 11% këtë vit.

“Investimet e huaja vetëm në 3-mujorin e tretë kanë pasur një rritje mbi 10% dhe stoku i tyre është domethënës dhe më i lartë me mbi 10% krahasimisht me vitin e mëparshëm.

Paga mesatare ka rezultuar 833 euro, kemi për pak ditë edhe hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale që shkon në 500 euro.”

Më tej u ndal te rritja “vit pas viti” e pensioneve.

“Buxheti për arsimin profesional është rritur ndjeshëm dhe do të rritet edhe më shumë vitin e ardhshëm. Sa i përket politikave të strehimit social, ka pasur mbështetje për rreth 4 mijë familje dhe jemi duke përgatitur reformën e strehimit social për të hapur një epokë krejt të re dhe për të rritur numrin e përfituesve”, deklaroi Rama.

Më tej, kreu i qeverisë tha se edhe këtë vit ka ulje të borxhit. Sipas tij, ka pasur një rritje të të ardhurave nga tatimet dhe doganat, duke theksuar se kjo ka ndodhur “pa rritur taksën”.

Më të lexuarat

  • Vizita në Pekin, kush është miliarderi që Trump kërkoi lirimin nga burgu dhe u refuzua nga homologu kinez

    Vizita në Pekin, kush është miliarderi që Trump kërkoi lirimin nga burgu dhe u refuzua nga homologu kinez

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skema 10 milionë euro e AKSHI-t për biskota e çokollata, SPAK heton edhe rolin e Tatimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dyshekë dhe mbeturina në mes të “Myslym Shyrit”, Braçe nxjerr pamjet: Vatër infeksioni!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tajvani, nga një “copë baltë” në oqean në një kurth për Trump dhe Xi!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasja në PS, Braçe: Nuk më pëlqeu statusi i Spiropalit, debati me Ramën zgjati 5-6 minuta!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Shqiptarët janë ‘talebanë’ perëndimorë,” Rama nga Estonia: Jemi me aleancën Trans-Atlantike deri në fund!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ia zbuluan dhëndrit të Majlinda Bregut “iPhone 17” në burg? Ishte nën përgjim nga BKH-ja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas samitit me Xi Jinping, Trump paralajmëron Tajvanin kundër shpalljes së pavarësisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha s’e la të garonte në zgjedhjet e PD, Balliu email ambasadave: Ka marrë peng partinë, non grata e përdor si mburojë kundër SPAK!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk do të na shkonin kurrë në mendje, ish-banorët e Big Brother Vip kapen “mat” duke u puthur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!