AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Salianji nuk është vetëpërjashtuar nga PD”/ Analisti: S’e di nga e shpikën, marrëzi dhe fjalë kafeneje

by SHT Media
26/12/2025
in Politikë
6
0
“Salianji si Gramoz Pashko, ju sulën të gjithë kur doli kundër”
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti politik Edvin Kulluri ka komentuar situatën e tensionuar brenda Partisë Demokratike, gjatë një interviste në studion e News24, duke hedhur poshtë pretendimet e lidershipit aktual se deputeti Ervin Salianji është “vetëpërjashtuar” nga partia. 

Sipas Kullurit, deklaratat e drejtuesve të PD-së nuk qëndrojnë dhe tregojnë një krizë serioze politike dhe organizative brenda forcës më të madhe opozitare. “Nuk e di nga e kanë shpikur vetëpërjashtimin, është marrëzi. Nuk di që Salianji të ketë përjashtuar veten”, u shpreh analisti. 

Ai iu referua edhe akuzave të bëra nga Sali Berisha dhe Flamur Noka, sipas të cilave takimi i zhvilluar në Elbasan ishte organizuar nga Salianji në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kulluri theksoi se akuza të ngjashme janë bërë më parë edhe brenda PD-së, duke përmendur se Gazment Bardhi kishte hedhur dyshime për takime të Berishës në Elbasan. 

“Bardhi sot fut kokën si struci poshtë tavolinës dhe nuk thotë qartë kush është takuar me krimin e organizuar në Elbasan, Berisha apo Salianji. Me llafe kafeneje nuk bëhet politikë, mund të sajojë kushdo”, deklaroi Kulluri. 

Analisti kërkoi transparencë dhe prova konkrete nga drejtuesit e PD-së, duke theksuar se në mungesë të tyre, akuzat janë të pabazuara. “Këtu nuk ka asnjë të dhënë. Nëse ka prova, t’i bëjnë publike. Në të kundërt, duhet të japin dorëheqje së bashku me Salianjin”, u shpreh ai. 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

22/11/2026

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

22/11/2026

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

22/11/2026

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

22/11/2026

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

22/11/2026

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

22/11/2026

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

22/11/2026

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

22/11/2026

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

22/11/2026

“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

22/11/2026

Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

22/11/2026

Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, shiriti i dasmës zbuloi autorët. Si u organizua skema me dy makina

22/11/2026

Vuçiç drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian
  • Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.