• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

U ul në fund të mbledhjes si hakmarrje se ju bashkua Salianjit? Përgjigjet Alimehmeti

25/12/2025
in Politikë
U ul në fund të mbledhjes si hakmarrje se ju bashkua Salianjit? Përgjigjet Alimehmeti

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti, në një intervistë për Klan News, komentoi fillimisht protestën kombëtare të Partisë Demokratike.

Alimehmeti u shpreh se protesta që organizoi Partia Demokratike është zhvillim kombëtar. Sipas tij, çdo forcë politike në vend duhet të jetë kundër Edi Ramës.

“Protesta është zhvillim kombëtar. Kjo, sepse këtu çdo forcë politike duhet të bëhet bashkë, kundër rrëzimit të Edi Ramës. Një orë e më parë duhet rrëzuar. Pastaj çdo parti politike bën kalkulimet e veta, çdokush dëshiron që të arrijë rezultat sa më optimal. Protestat ishin tepër të nevojshme”, tha Alimehmeti.

Moderatori Besard Jaçaj e pyeti Alimehmetin në lidhje me një fotografi të tij nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, ku shihet ai duke qëndruar në fund. Ai e pyeti Alimehmetin nëse ishte ulur në fund, si shenjë hakmarrjeje, pasi iu bashkua lëvizjes së Salianjit. Alimehmeti u përgjigj se aludimet në media nuk kanë asgjë të vërtetë dhe se ishte ulur në fund, pasi kishte arritur pak me vonesë në mbledhje, sepse ishte vonuar në trafik.

“Nuk ka qenë aspak hakmarrje ulja ime në fund të mbledhjes në Këshillin Kombëtar. Është publikuar foto, sikur unë qenkam në fund të rreshtit dhe ky qenka lajm. Unë u vonova në atë mbledhje nga trafiku dhe u ula aty. Në lidhje me përjashtimin e Salianjit, s’jam dakord me lajme që bëhen në mënyrë mediatike. PD po zgjohet, po bën analizën e nevojshme. Pjesën e komunikimit përmes medias unë nuk e shoh të përshtatshme. Berisha bëri një zgjim të madh me anë të protestës kombëtare. Problemi i këtij vendi është që vidhet përditë. PD i ka lëvizjet brenda partisë”, u shpreh Alimehmeti.

Edhe pse Ilir Alimehmeti disa herë kishte shprehur mbështetje ndaj Salianjit në lëvizjet e tij, ai duket se është tërhequr, duke thënë se brenda PD-së ka rryma, që edhe kritikojnë situatën e brendshme.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një person

    Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një person

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Energjia, ndryshon ligji për qytetarët! MIE: Më shumë zgjedhje, më shumë kontroll mbi faturën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E papritur! Ermiona Lekbello kërkon të ndërpresë rrugëtimin në Ferma VIP, çfarë ndodhi mes fermerëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Drejtoria e Burgjeve: Një i dënuar me burgim të përjetshëm u transferua nga burgu i Peqinit në atë të Burrelit, iu gjet dhe lëndë narkotike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shtëpia e Bardhë jep lajmin: Witkoff dhe Kushner nisen nesër për në Islamabad, JD Vance nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!