• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

22/12/2025
in Kronikë
U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

Klodjan Braho ka marrë sot zyrtarisht detyrën, si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, duke zëvendësuar Altin Dumanin.

Ashtu siç ishte përcaktuar, ceremonia nisi në orën 10:00, ku Altin Dumani i kaloi stafetën Klodjan Brahos, i cili u zgjodh si drejtuesi i ri i SPAK, pak ditë më parë duke marrë 7 vota nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Dumani i uroi suksese në këtë rrugëtim pasardhësit të tij, Braho.

“Para se t’ia lë fjalën z. Braho, më lejoni të them dy fjalë. Sot mbyllet një ndër kapitujt më sfidues të karrierës sime si prokuror. Në çdo jap kemi punuar me integritet e profesionalizëm. SPAK është më i fortë dhe i konsoliduar se më parë. Ky është rezultat i punës së të gjithëve. Dua t’ju falënderoj përzemërsisht për përkushtimin, integritetin dhe sakrificat tuaja. Gjithashtu u shpreh mirënjohjen time partnerëve ndërkombëtare që kanë qenë pranë nesh në çdo hap. Një falënderim i veçantë për publikun shqiptar, besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj shumë suksese z. Braho në detyrën e re dhe kam bindjen se ai do të mbështetet në historikun 6-vjeçar”, tha Dumani. 

Po kush është kreu i ri i SPAK? Klodian Braho, ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho mban mbi supe edhe drejtimin e shumë çështjeve të “nxehta” që lidhen me politikën.

Ai ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati.

Braho ka hetuar gjithashtu dosjen 5D ,duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Po ashtu, një tjetër dosje e hetuar nga Braho është edhe ajo e njohur si “Toyota Auris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj. Gjithashtu Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit.

 

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • “Toptani do hidhet në erë”! Alarm për bombë në qendrën e njohur tregtare në Tiranë

    “Toptani do hidhet në erë”! Alarm për bombë në qendrën e njohur tregtare në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Mos klikoni linqe të dyshimta!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni “Fasada”/ Goditet një tjetër call center në Tiranë, arrestohen 2 administratorët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adionin, vëllai i Fabjolës kundër: Kam ardhur të të marr në shtëpi, nuk po respekton parimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Witkoff dhe Kushner në Islamabad për negociata, Irani e mohon: S’kemi planifikuar një takim!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!