AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Fëmijët shqiptarë përfundojnë në shtëpi bari”, alarmi që ngre avokati shqiptar në Angli

by SHT Media
15/12/2025
in Kronikë
6
0
“Fëmijët shqiptarë përfundojnë në shtëpi bari”, alarmi që ngre avokati shqiptar në Angli
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fëmijët shqiptarë që shkojnë ilegalisht në Angli, përfundojnë në shtëpi bari. Alarmi u dha në Dita Jonë në A2 CNN nga avokati shqiptar në Britaninë e Madhe Naim Hasani, sipas të cilit, një pjesë e tyre rekrutohen që në Shqipëri nga grupet kriminale, ndërsa një pjesë tjetër për shkak të mos mbështetjes dhe refuzimit të letrave të azilit.

“Një pjesë e këtyre fëmijëve mund të kenë ardhur të drejtuar nga kriminelë që operojnë në Britani sidomos në shtëpi bari. Ata ose kanë ardhur direkt nga Shqipëria për t’u rekrutuar në këtë industri kriminale,  ose gjatë kohës së qëndrimit në Angli duke parë refuzimin e kërkesave për azil ose mos mbështetjen nga shteti ata bëhen kontingjent rekrutimi i këtyre grupeve kriminale që veprojnë në Britani”, tha avokati në A2 CNN.

Duke iu referuar fëmijëve shqiptarë, avokati Hasani theksoi se bëhet fjalë për fëmijë nga mosha 12-17 vjeç, një pjesë e të cilëve ka shkuar ilegalisht në Angli edhe me bekimin e familjes për shkak të kushteve të jetesës.

“Bëhet fjalë për fëmijë nga mosha 12-17 deri 18 vjeç sidomos nga adoleshentë mosha 15-16 vjeç që vijnë nën bekimin e grupeve kriminale që i rekrutojnë në Shqipëri më herët ose një pjesë dërrmuese ata që i janë larguar me bekimin e familjeve të tyre për një jetë më të mirë në Britani. Të gjithë këta fëmijë vijnë në mënyrë ilegale në Britani. Një pjesë vijnë në Britani me borxhe dhe ata që i sjellin duan të paguajnë borxhet dhe punojnë në shtëpi bari”, deklaroi avokati në A2 CNN.

Sipas tij, janë 142 fëmijë shqiptarë të zhdukur, për të cilët shërbimet sociale dhe familjet ku ata strehohen janë të detyruar të informojnë policinë.

“Ka vite që fenomeni i zhdukjes së fëmijëve shqiptarë në mënyrë misterioze nga vendet ku strehohen nëpërmjet shërbimeve sociale, pasi mbërrijnë në Britani dhe kërkojnë azil është shqetësues tani në Angli. Qeveria konservatore u mundua të marrë masa që fëmijët të gjendet dhe të kthehen në shërbimet sociale por ky problem 142 fëmijë shqiptarë të zhdukur nga shërbimet sociale që nuk kishin asnjë kontakt me këta fëmijë. Ka edhe fëmijë nga vende të ndryshme të botës që kanë ardhur në Britani në moshë të vogël dhe janë strehuar në shërbimet sociale. Rreth dy mijë fëmijë që Ministria e Brendshme nuk ka kontakt të drejtpërdrejt me ta dhe fëmijët po zhdukeshin nga hotelet e qendrat ku strehoheshin pa lënë gjurmë”.

Pavarësisht këtyre shifrave, ai thekson se ka një tentativë për të mos e bërë të bujshme këtë situatë duke dhënë numër të ulët.

“Nëse ky fëmijë largohet nga shtëpia apo familja ku janë vendosur atëherë shërbimet sociale dhe familjet ku jenë strehuar janë të detyruar të raportojnë në polici dhe policia është e detyruar ti kërkojë ata. Është parë një tentativë për të mos e bërë shumë të bujshme këtë situatë dhe shërbimet sociale dhe Ministria e Brendshme paraqesin një numër të ulët të këtyre rasteve”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë
  • Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.