• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“726 pasuri të sekuestruara nga krimi”, Koçiu: Do t’u jepen familjeve të policëve të vrarë dhe…

20/02/2026
in Kronikë
Albana Koçiu në krye të MB: Do t’i kryejmë të gjitha detyrat që na ngarkoi kryeministri

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu në konferencën e sotme për media, njoftoi nismën për përdorimin e aseteve kriminale të sekuestruara dhe të konfiskuara në funksion të drejtpërdrejtë të shoqërisë. Ajo bëri me dije se gjatë vitit të kaluar, si rezultat i punës së përbashkët të Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë sekuestruar apo konfiskuar asete me vlerë mbi 65 milionë euro, shifra më e lartë e arritur ndonjëherë brenda një viti.

Sipas saj, ky rezultat nuk është rastësi, por fryt i forcimit të kapaciteteve hetimore, reale dhe virtuale, si dhe i rritjes së bashkëpunimit ndërkombëtar, që ka përmirësuar ndjeshëm gjurmueshmërinë e pasurive kriminale.

Ministrja theksoi se për vite me radhë, pavarësisht ekzistencës së legjislacionit, ka munguar një mekanizëm i qartë për administrimin dhe shfrytëzimin e këtyre pasurive.

“Sot kemi ngritur një kornizë të plotë ligjore dhe një mekanizëm funksional, që mundëson mobilizimin e aseteve të konfiskuara në funksion të programeve sociale, viktimave të krimit dhe komuniteteve në nevojë”, u shpreh Koçiu.

Vetëm gjatë vitit 2025, ministrja bëri me dije se janë sekuestruar 726 pasuri, me një vlerë totale mbi 6 miliardë lekë. Prej tyre, 64 pasuri janë konfiskuar dhe kanë kontribuar në mbështetjen e 15 projekteve me impakt social dhe shërbime direkte për komunitetin, si dhe janë vënë në dispozicion të 20 institucioneve publike për realizimin e programeve të tyre. Gjithashtu, është krijuar baza ligjore për transferimin e pronave të konfiskuara në pushtetin vendor për strehimin e personave në nevojë, si dhe për ngritjen e qendrave sociale apo rezidenciale për viktimat e dhunës, krimit dhe trafikimit.

“Kemi 65 mln euro asete e pasuri të sekuestruara e konfiskuara që në bashkëpunim me këto agjenci tashmë do administrohen në shërbim e për nevoja të komuniteteve. Një nga shifrat më të larta që kemi hequr nga duart e krimit.

Gjatë 2025 janë 726 pasuri me vlerë 6 mld lekësh, dhe prej tyre konfiskuar 64 pasuri të cilat kanë kontribuuar në mbështetjen e 15 projekteve e shërbimeve te familjen e komunitete vulnerabël.

Po këto asetet janë vendosur dhe në funksion të institucioneve publike. Janë 20 institucione publike që kanë përfituar nga këto asete.

Krijimi i një bazë të mirë ligjore na ka mundësuar që këto asete ti vendosur dhe në funksion të pushtetit vendor me qëllim që vetë bashkitë ti adresojnë këto sipërfaqe asetesh për strehim social”, njoftoi Koçiu.

Ministrja njoftoi gjithashtu hapjen e një thirrjeje publike për organizatat e shoqërisë civile dhe OJF-të, me qëllim përfitimin e aseteve të konfiskuara për projekte konkrete në shërbim të qytetarëve. Në vijim, Ministria e Punëve të Brendshme po punon për të zgjeruar këtë mekanizëm, duke synuar financimin e projekteve për të rinjtë, veçanërisht për ata që janë dëmtuar apo shfrytëzuar nga krimi, me fokus fuqizimin, rehabilitimin dhe largimin e tyre nga rrugët e paligjshmërisë.

Koçiu bëri të ditur një nismë të re ligjore që po përgatitet nga Ministria e Punëve të Brendshme për të mundësuar që asetet kriminale të shkojnë edhe në mbështetje të familjeve të efektivëve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës.

“Efektivi i rënë nuk mund të kthehet pas, por familjet e tyre meritojnë solidaritetin, mirënjohjen dhe mbështetjen e plotë të shoqërisë. Këto të mira, që sot financohen vetëm nga taksapaguesit, duhet dhe mund të financohen edhe nga pasuria kriminale”, theksoi Ministrja.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!