AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“1000 euro gjeji ku të duash deri nesër”, kur Altin Çoku kërcënonte mjekun e tij

by SHT Media
14/02/2024
in Kronikë
6
0
“1000 euro gjeji ku të duash deri nesër”, kur Altin Çoku kërcënonte mjekun e tij
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës do të kërkojë arret me burg për Altin Çokun tha gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha duke i adresuar akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Çoku, i cili u arrestua disa ditë më parë, pas vetëvrasjes së 27-vjeçares Isabela Abedini rezulton i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015.

Ai ka kërcënuar me jetë mjekun e tij G.S. në vitin 2014.

“Në muajin Qershor të vitit 2014, i pandehuri Altin Çoku i ka shkuar  në zyrë dhe i ka kërkuar lekë për të mjekuar gocen e tij dhe për ti’a dhënë avokatit për një cështje që kishte. Disa herë Altini ka i kërkuar para shtetasit G. S. edhe nëpërmjet mesazheve telefonike. Kallëzuesi në deklarimet tij s’qaron se shtetasit Altin Çoku i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme lekë në sasi të ndryshme, në një vlerë totale prej 4 mijë euro, i detyruar për shkak të kërcënimeve të herë pas hershme.”

Në dosje thuhet “Se  me datë 27.03.2015, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,Tiranë, ka paraqitur për gjykim çështjen penale kundër të pandehurit Altin Çoku, duke e akuzuar për kryerje të veprës penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e  pasurisë”, vepër e parashikuar nga neni 109, gërma “b”/1 i Kodit Penal. Kërkesa për gjykimin e procedimit penal nr.345, viti 2014, ndaj të pandehurit Altin Çoku, është regjistruar më datë 27.03.2015, në Gjykatën për Krime të Rënda Tiranë dhe më datë 02.04.2015, është marrë në dorëzim nga gjyqtarja e caktuar me short. Në zbatim të nenit 333 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore u caktua në datën 24.04.2015, duke u siguruar palëve afatin e nevojshëm të parashikuar në nenin 333/2 të K.Pr.Penale”.

“Duke iu referuar akteve dhe provave të shqyrtuara rezulton se, i pandehuri Altin Çoku, i ka kërkuar të dëmtuarit G. S. disa herë para, në mënyrë verbale por, edhe me anë të telefonit, mesazheve telefonike,por edhe me anë të letrave  të shkruara, kërkese e cila rezulton se, është bërë në formën e kërcënimit të paligjshëm, duke e kërcënuar të dëmtuarin se, “Une jam ke shpija më bëj sms a të vij sipër e ti marr apo nuk ke gjet gjato vroj se fol me njeri se un o ti gjall pastaj”. Këto mesazhe kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme, ku vetëm në datën 25.06.2014, nga numri i telefonit të pandehurit Altin Coku 0682792686,në drejtim të telefonit të shtetasit të dëmtuar G. S. në rubrikën e mesazheve, vërtetuar me proces-verbalin e datës 16.09.2014, rezulton se jane rregjistruar 6 mesazhe.

Rezultoi e provuar se nëpërmjet, procesverbal për kqyrjen e marrjen e dokumentave shkresore, datë 10.12.2014 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, ku objekt kqyrjeje është një fletë A4 ku janë bërë dy paragrafe me shënime dërguar të demtuarit, nga ana e shtetasit Altin  Çoku rezulton se [shkruar me shkrim dore]….Gëzim un jam ne hall dhe me ndimo po dashte me i marr lekt tuja; dhe nese nuk do me pas gjakderdhje un per 5 minuta jam dhe vet aty gzim me ndimo te lutem deri neser, Tani gjej ku te dush 1000 euro deri neser ose kam me vra kush te me dali para””, sipas dosjes.

/f.s

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”
  • 5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.