• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Zyrtari amerikan: Mbështetja e Kinës për agresionin rus në Ukrainë “vjen nga nivelet më të larta”

19/09/2024
in Botë
Zyrtari amerikan: Mbështetja e Kinës për agresionin rus në Ukrainë “vjen nga nivelet më të larta”

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit tha të mërkurën se mbështetja nga Pekini për industrinë mbrojtëse të Moskës vjen direkt nga udhëheqja më e lartë e Republikës Popullore të Kinës, ose PRC. Zyrtari vuri në dukje se dërgimi i mikroprocesorëve nga Kina ka forcuar në mënyrë të konsiderueshme aftësitë e Rusisë në fushën e betejës në agresionin kundër Ukrainës.

Për muaj me rradhë, zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë akuzuar Republikën Popullore të Kinës se ka ndihmuar në mënyrë aktive përpjekjet e Rusisë për luftë.

Uashingtoni ka vënë sanksione ndaj kompanive kineze që ofrojnë komponentë thelbësorë për industrinë e mbrojtjes së Rusisë.

Të mërkurën, Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit Kurt Campbell u tha ligjvënësve se Shtetet e Bashkuara “kishin kuptuar me ngadalësi” “intensitetin e angazhimit” mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit kinez Xi Jinping.

“Më shqetësuese është se ajo (mbështetja e Kinës për Rusinë) vjen nga niveli më i lartë”, tha zoti Campbell gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ai shtoi se “mikroprocesorë dhe disa kapacitete të lidhura me prodhimin e eksplozivëve” kanë ndikuar në intensifikimin e operacioneve të Rusisë.

“Ne po vëmë re rolin e dronëve dhe kapaciteteve të tjera që po depërtojnë në hapësirën ajrore të Ukrainës. Shumë prej tyre janë mbështetur në mënyrë të fshehtë nga Kina dhe kjo ngre shqetësime reale”, tha ai.

Zyrtarët kinezë hodhën poshtë akuzat e Uashingtonit, duke pohuar se Shtetet e Bashkuara nuk duhet “të njollosin apo sulmojnë marrëdhëniet normale midis Kinës dhe Rusisë” ose të shkelin “të drejtat dhe interesat legjitime” të Kinës dhe kompanive të saj.

Më shumë se dy vjet e gjysmë pas luftës, Pekini vazhdon të bëjë thirrje për bisedime paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës që çojnë në një zgjidhje politike.

Disa anëtarë të Kongresit i kanë kërkuar administratës së Presidentit Joe Biden të vendosë sanksione ndaj bankave kineze për mbështetjen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës./VOA

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!