• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Zhgënjimet në PD, Evi Kokalari: Në listën e mbyllur po fusin ata që nuk i do as soji i vet

12/03/2025
in Politikë
Zhgënjimet në PD, Evi Kokalari: Në listën e mbyllur po fusin ata që nuk i do as soji i vet

Evi Kokalari thotë se “Primaret” në Partinë Demokratike kanë qenë sa për “sy e faqe”, ndërkohë që ai që vendos është në fund të fundit kreu i kësaj force politike, Sali Berisha.

Duke theksuar se “luftën” e saj me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij do ta vijojë, Kokalari shton se demokratët duhet të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të mos “heshtin para padrejtësive”.

‘Mentaliteti i PD-së është që këta që ishin më të votuarit në primare, kanë shanse më të larta për të fituar zgjedhjet, kështu që po i sakrifikojnë ata në maj (që fare mirë mund të jenë zgjedhje të manipuluara nga maxhoranca), dhe në listë të mbyllur do fusim ata që e pamë nuk i voton njeri. Nëse disa nuk u votuan as në primare, kjo do të thotë që as soji i vet, pra demokrati nuk i do. Pse mendoni që shqiptarët do i duan në parlament? Nga ana tjetër, ata më të votuarit që i duan më shumë, fare mirë do sakrifikohen në zgjedhje që sërish mendoj nuk do jenë të pastra dhe do humbin gjithsesi. Pra, populli, demokrati dhe votuesi i ndershëm digjet dy herë në procesionin super ‘demokratik’ të Berishës.

Personalisht luftën me Berishën dhe tufën që mbarte nga prapa do ta vazhdoj, por demokratët seriozë ta kuptojnë që kam tre vjet që bëj luftë të mbroj të drejtat e tyre në atë parti, dhe kam bërë një luftë shumë më të fortë se ata vetë. Ama faktin që ata janë kaq pasivë ndaj kësaj masakre zgjedhore dhe padrejtësie që ju bëhet, nuk ja fal, dhe as votuesi nuk duhet t’ua falë, sepse jeni të paaftë (me dashje apo jo) të ruani integritetin e votës së atyre që ju kanë vlerësuar’, tha ajo.

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!