AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Revolucionarët pa kryetar dhe protesta me molotov

by Alb Times
28/11/2026
in Opinion
6
0
Nga protesta te anarshia, pse hesht Qeveria?

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Filip Çakuli

Në Ditën e Flamurit do të zhvillohet një protestë madhështore, historike, e papërsëritshme, sipas organizatorëve të saj. Natyrisht, si çdo protestë që ende nuk ka filluar, edhe kjo ishte shpallur më e madhja në histori. Këto epitete përdoren me bollëk para demonstratave. Pas tyre, çuditërisht, askush nuk merr mundimin të na tregojë sa madhështore ishte pjesëmarrja. Mesa duket, madhështia nuk matet me numra, por me deklarata.

Kjo turli revolucionarësh nuk hahet me asgjë. Një grup krijon parti, që nuk e njohin grupet e tjera. Një grup tjetër takohet me moton «Rama ik», por nuk pranohet nga grupet e përziera. Grupi më i vendosur deklaron se nuk ka drejtues, sepse janë të gjithë njëlloj. Pra, së bashku përbëjnë një kryetar. Një lloj kryesie kolektive, ku të gjithë japin urdhra dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Pastaj janë revolucionarët e molotovëve, fishekzjarrëve dhe flakëve. Këta nuk kanë lidhje me grupet e tjera, por kanë një kontribut të veçantë: largojnë edhe ata pak qytetarë që mund të bashkoheshin me protestën. Me pak fjalë, secili grup lufton për rrëzimin e Ramës, por edhe për të mos ia lënë fitoren grupit tjetër.

Sipas parashikimeve të tyre, Ditën e Flamurit Rama do të japë dorëheqjen dhe më 29 Nëntor nuk do të ketë kush të çojë kurora në Varrezat e Dëshmorëve. Një revolucion me kalendar të plotë, që kishte parashikuar edhe ceremoninë e munguar.

Kryetari i opozitës foli për një Ramë të trembur, që nuk kishte vrimë miu ku të futej. Por Edi, mesa duket, e gjeti vrimën në Bruksel. Madje, njoftoi se më 29 Nëntor do të nderojë dëshmorët. Kështu që, përveçse nuk u rrëzua qeveria, mbeti edhe ceremonia e planifikuar. Revolucioni duhet të rishikojë parashikimet meteorologjike.

Por shqetësimi nuk mbaron këtu. Nuk mjaftojnë gjykatat e shkallëve të para, që lirojnë apo lehtësojnë masat ndaj dhunuesve që sulmojnë policët me gurë të shkulur nga bulevardi, i godasin me molotovë dhe u vënë flakën bizneseve e institucioneve. Del edhe Gjykata Kushtetuese, që shfuqizon gjoba dhe dënime të vendosura ndaj protestuesve vandalë.

Argumenti? E drejta kushtetuese për të protestuar.

Po kush po e kundërshton këtë të drejtë? Kush ka thënë se qytetarët nuk duhet të protestojnë? E drejta për protestë është e shenjtë në demokraci. Por a përfshihet në Kushtetutë edhe e drejta për t’i vënë flakën një polici, për të shkatërruar një biznes apo për të goditur institucionet me molotov?

Mos vallë, krahas të drejtës së tubimit, kemi fituar edhe një të drejtë të re: atë të vandalizmit me imunitet kushtetues?

Dhe pastaj çuditemi pse protestat tona nuk mbushen me qytetarë, por me revolucionarë profesionistë. Kur protesta shndërrohet në garë molotovësh, qytetari normal bën atë që di më mirë: largohet përpara se t’i bjerë ndonjë gur në kokë.

Dikush mund të thotë se autori është kundër protestuesve. Aspak! Jam me qytetarët që protestojnë, me ata që kërkojnë ndryshim, që kundërshtojnë qeverinë dhe kërkojnë llogari nga pushteti. Se, kur padrejtësia bëhet ligj, atëherë rezistenca bëhet detyrë, ka shkruar një filozof i njohur.

Sepse e drejta është e drejtë, edhe nëse të gjithë janë kundër teje.

Por nuk jam me flakëhedhësit që sulmojnë policët, djegin pronat dhe rrezikojnë jetën e njerëzve. Pra, është tjetër gjë, të jesh me protestën dhe tjetër gjë, të jesh kundër dhunës.

Unë mbaj përgjegjësi për ato që them dhe jo për ato që kuptojnë të tjerët.

Sepse protesta është e drejtë demokratike, ndërsa molotovi nuk është program politik. Dhe kush i ngatërron të dyja, nuk po rrëzon qeverinë, por po djeg vetë kuptimin e protestës.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Revolucionarët pa kryetar dhe protesta me molotov

28/11/2026

Festë dhe protestë, Tirana blindohet nga frika e përleshjeve, zbulohet ku do të jetë sot Rama

28/11/2026

Dita e Pavarësisë, Peleshi: Në shqiponjë jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri, të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë

28/11/2026

Izraeli sulm ndaj klinikës së ‘Mjekëve pa kufij’, vret dy punonjës shëndetësorë në Gaza

28/11/2026

114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë | Rubio: Urimet më të ngrohta popullit shqiptar

28/11/2026

Dita e Pavarësisë, kryeministri Rama uron shqiptarët: Shqipëria më pranë Europës

28/11/2026

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

27/11/2026

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

27/11/2026

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

27/11/2026

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

27/11/2026

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

27/11/2026

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

27/11/2026

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

27/11/2026

Aksident në rrugën Pejë–Prishtinë, plagosen 10 persona

27/11/2026

Kuko: Jemi në dyert e BE-së, Shqipëria ndër vendet me zhvillimin më të mirë në rajon

27/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Revolucionarët pa kryetar dhe protesta me molotov
  • Festë dhe protestë, Tirana blindohet nga frika e përleshjeve, zbulohet ku do të jetë sot Rama

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.