AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Zgjimi i Lulit”, Rama i përgjigjet sërish Bashës: U futa në listë të mbyllur se u zgjove ti! (VIDEO)

by SHT Media
18/03/2025
in Politikë
6
0
“Zgjimi i Lulit”, Rama i përgjigjet sërish Bashës: U futa në listë të mbyllur se u zgjove ti! (VIDEO)
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i vendit Edi Rama i është përgjigjur përsëri Lulzim Bashës, pas reagimeve të njëpasnjëshme me njëri-tjetrin ditën e djeshme, me videot në rrjete sociale.

Përmes një tjetër video në rrjete sociale, Rama ironizon Bashën për faktin se ndodhet në listën e hapur të Tiranës, teksa e pyet se sa deputetë do të marrë.

“Ej po prapë përgjumësh ti mor burrë. Po si pyeta unë për ty kur ishe ti që më çove video? Vetë ma çove, o Ramë ku je, o Ramë ku je. I madh je. Ti në listë të hapur, i fortë je, bravo. Ishalla po ta beson njeri këtë hall kam unë se për mua ok. Po sa deputetë do të nxjerrësh në Tiranë apo të gjithë? Më thuaj pak këtë se mezi po pres.”, shprehet Rama.

Ndërkohë kreu i qeverisë i jep një përgjigje edhe për deklaratën lidhur me frikën që ai ka pasi ka kandiduar në listën e mbyllur të Tiranës. Kryeministri me ironi thotë se hyri në listë të mbyllur për shkak se mori vesh se Basha është zgjuar nga gjumi.

“E thashë mo e thashë o Lul, por do të jem në listë të hapur kur më rrejti mendja se ti nuk kishte për t’u zgjuar këtë vit, por kur pashë që dole ti në fushë thashë ik me vrap, shko futu aty në listë se erdhi Lul suferina. Ik Edi Rama se po të merr para siç të ka marrë sa herë i ke dalë në atë rrugën e vet të fitoreve të njëpasnjëshme.

Eh mor Lul, nuk i kupton dot ti ata që nuk i zë gjumi. Çfarë të të them unë ty. Ti ke lindur me këmishë nate mo vëlla, është i dashuruar gjumi me ty. Nuk të ndahet kur mua nuk më do hiç gjumi, jo. Dua Lulin, thotë dua Lulin”, deklaron mes të tjerash Rama.

Nuk ka lënë pa përgjigje edhe ironinë me këngët e Unikatil se ku i ka shokët, teksa edhe këtu Rama është shprehur se PS është një shtëpi e madhe dhe se nëse njëri bie, mijëra të tjerë ngrihen dhe kjo do të shihet shumë qartë sipas tij në zgjedhjet e 11 Majit.

“Jo mo jo nuk u përgjigja por thjesht nuk desha të të lëndoj. Për vete je jetim fare, të ikën të gjithë. Madje në fakt ikën ata apo ike ti. Më duket se të nxorën ata nga shtëpia në rrugë të madhe, tek pull, por ti aha. Buza vesh më vesh dhe flokët pikë njësoj sikur fitoje me mua. E  më thua mua ku i ke shokët. PS është shtëpi e madhe Lul. Një bie, mijëra ngrihen. Prit prit se sa do të ngrihen me 11 Maj, por euroatlantikëve si do t’u shkojë puna. Hajde artist, forca aty me euroatlantikët. Po si the do t’u heq vizat amerikane. Ore shiko, po kjo aleanca madhështore si të duket më qafsh”, e mbyll Rama.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.