AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Zbardhet skema/ Njerëzit e Shkëlzen Berishës pritet të marrin 20 milionë euro si pronarë të tokës tek Porti i ri ne Porto Romano

by SHT Media
13/08/2024
in Politikë
6
0
Zbardhet skema/ Njerëzit e Shkëlzen Berishës pritet të marrin 20 milionë euro si pronarë të tokës tek Porti i ri ne Porto Romano
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shpronësimi I pronarëve të tokës ku do të ndërtohet Porti I ri I Durrësit nxjerr në shesh pronësinë e Familjes Berisha dhe sidomos njerëzve të afërt të Shkëlzen Berishës që zakonisht përdor për të hedhur pasuritë në emër të tyre.

Një javë më parë kryeministri i vendit Edi Rama duke prezantuar projektin e ri të portit industrial në Porto Romano tha se ai  parashikon që për ndërtimin të disbursohen në fazën e parë 329 milionë euro. Ky port I ri u vendos të ndërtohej vetëm pasi qeveria vendosi të shndërrojë në kompleks turistik të vjetrin në Durrës.

Tashmë që ka nisur të investojë në Porto Romano, qeveria është e detyruar që të bëjë dhe shpronësime të tokave aty vërdallë portit të ri, për të krijuar kapacitete magazinuese dhe shërbimi.

Por ajo çfarë zbulon lista e pronarëve që do të shpronësohen në fazën e parë është tepër interesante. Në të përfshihen familjarë dhe taraf i ngushtë i familjes Berisha, persona të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë në punë e transaksione sidomos me zotin Shkëlzen Berisha, i biri i ish kryeministrit.

 

SKANDALI: Njerëzit e Shkëlzen Berishës pritet të marrin 20

I pari person që bie në sy është Ismail Mulleti. Ky i fundit është një biznesmen dhe lidhje tepër e besuar e familjes Berisha.

Ismail Mulleti ka marrë një koncension në kohën e qeverisjes Berisha. Në shtyp janë ekspozuar disa transaksione dhe kontrata shit/blerje tokash në Porto Romano mes tij dhe zotit Shkëlzen Berisha.

Ismail Mulleti posedon 2 hektarë tokë në emrin personal në listën e shpronësimeve të portit të ri. Një sipërfaqe tjetër prej gjysmë hektari ai e posedon në emrin e kompanisë GFI.

Një tjetër emër që bien në sy në listë është zonja Shpresa Breçani, ajo është mbesa e ish-kryeministrit Berisha dhe posedon të paktën 1.6 hektarë tokë në zonën pranë Porto Romanos.
Biznesmeni Shkëlqim Beshiri, i njohur si “garanti te Berishajt” për emërimin e Adriatik Llallës si kryeprokuror, rezulton në listën e shpronësimeve me 602 metra katrorë pronësi.

Por ajo ccka shfaqe më interesante në kët listë është një kompani e quajtur “Stellar Real Estate”. Kjo kompani posedon vetëm në këtë listë të paktën 8 hektarë tokë.

Investigime të mëparshme mediatike kanë zbuluar se kjo kompani me pronar misterioz ka lidhje direkte biznesi dhe kontratash përfaqësimi me Shkëlzen Berishën dhe me Ismail Mulletin.

Kompania “Stellar Real Estate”është me pronarë ende të panjohur dhe e regjistruar në Gjibraltar.
Në Tiranë filialin e administronë një jurist e quajtur Entela Shehaj (Memishaj) e cila disa vite më parë u propozua nga Partia Demokratike si kandidaturë për postet vakante në sistemin e ri të drejtësisë, ajo si jurist ka punuar shumë pranë familjes Berisha së bashku me Erinda Ballancën.
Entela Shehaj rezulton gjithashtu ortake me Ismail Mulletinn ë kompaninë “IMAH 2014”, Shehaj posedon 10% në këtë kompani ndërsa Mulleti 45%.

Në vitin 2009 kompania “Stellar Real Estate” me një prokurë të posaccme autorizoi Shkëlzen Berishën që t’I gjente 5 hektarë tokë në këtë zonë.

Është ende e paqartë si dhe sa u pagua Shkëlzen Berisha për këtë mision, por I sigurt është fakti se ndërsa vepronte si agjent i Entela Shehajt ai ishte në këtë kohë dhe djali i kryeministrit të vendit dhe mund të kishte akses në planet afatgjata për zhvillimin industrial të kësaj zone.

Të gjithë këta personazhe të lidhur në mënyrë integrale me familjen Berisha I kanë përfituar këto toka mbi 15 vite më parë, ndërsa tani janë afro 20 hektarë të dokumentuar në pronësi të tyre.
Qeveria Rama ka përcaktuar një bazë çmimi prej 6 eurosh (kursi këmbimit 13 Gusht 2024) për metër katror në vendimin e shpronësimit, por ka lënë të hapur opsionin që nëse këta pronarë duan të këmbejnë metrat e tyre diku tjetër mund ta bëjnë.

Aktualisht çmimi për metër katrorë në këtë zonë është 100-125 euro për metër katrorë.

Këta pronarë mund ta ankimojnë me lehtësi çmimin në gjykatë administrative për të kërkuar ccmim tregu. Procesi është I thjeshtë pastaj, gjykatësi i kërkon hipotekës zyrtarisht se me çfarë çmimesh janë bërë transaksionet e tokave nga privatët dhe çmimin mesatar e përcakton si marzhë shpronësimi. Çmimi mesatar në këtë zonë është 100 euro për metër katrorë dhe me kaq territore sa përcakton kjo listë, pra rreth 20 hektarë të tarafit Berisha, llogaritet që ky grup të përfitojë rreth 20 milionë euro.

Ndërkohë në listë janë dhe biznesmenë të njohur shqiptar që posedojnë territor në këtë zonë, ndërsa një hetim I thelluar mund të gjurmojë nëse dhe këta biznesmenë I kanë përfituar tokat nga marrëdhënia e shit-blerjeve me kompaninë real estate të Entela Shehajt apo nga marrëdhënia me Ismail Mulletin në të kaluarën.

SKANDALI: Njerëzit e Shkëlzen Berishës pritet të marrin 20

Dokumenta bashkëngjitur

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Dema i Rrushit në videot treshe dhe biznesmenia që e godet me shkop Ad Hila, kush paguante për organizimin e orgjive me artiste, moderatore dhe politikane

02/10/2026

Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

02/10/2026

Perla/Zegjineja “sherr”me Mziun – “Vajte në plazh, nuk mendove për reformën!”

02/10/2026

Çfarë po kurdis Luizi?! Fenomeni i BBV rikthehet sonte në ekran me Alketa Vejsiun, “shënjestron” Sara Hoxhën: E di ti ç’ndodh me mua në TV

02/10/2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës, spekulime të neveritshme

02/10/2026

“Unë e vrava, më vjen keq”, ekzekutoi shqiptarin, italiani pranon krimin, u jep familjarëve të viktimës 5 mijë euro

02/10/2026

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Eldi Dizdari: Eksponenti i “Kompania Bello” do të vuajë dënimin me 10 vite burg

02/10/2026

“Do mbajë përgjegjësi”, Petro Koçi: Vlora Hyseni tradhtoi misionin e saj, akt shumë i rëndë

02/10/2026

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

02/10/2026

Videot intime / Zbardhet dëshmia e Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02/10/2026

“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

02/10/2026

Policia nuk e gjeti në shtëpi, reagon Adi Hila: Më kanë hakeruar!

01/10/2026

Orgji, pranga dhe shkopinj / Kazanova i këngëtareve Ad Hila kompani për prodhim videosh, pranon regjistrimin e dashnoreve në studion-motel pa dijeninë e tyre

01/10/2026

Shqipe Hysenaj këshillon dashnoret VIP-e të Ad Hilës: Punoni me djersë, mos bëni veprime të turpshme. Koçeku: Mos e mbani mendjen tek videot, por te politika

01/10/2026

“E gjeta shumë të rënduar”, miku i Monika Lubonjës zbulon çfarë i tha aktorja në telefon

01/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Dema i Rrushit në videot treshe dhe biznesmenia që e godet me shkop Ad Hila, kush paguante për organizimin e orgjive me artiste, moderatore dhe politikane
  • Berisha jashtë pritjes së Eric Wendt, sinjali i parë amerikan pas debatit për “non gratën”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.