AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Witkoff-it i del audio ku këshillon zyrtarin rus si t’i afrohet Trumpit, presidenti e mbron: Kështu sillet një negociator!

by SHT Media
26/11/2025
in Botë
6
0
Witkoff-it i del audio ku këshillon zyrtarin rus si t’i afrohet Trumpit, presidenti e mbron: Kështu sillet një negociator!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Donald Trump, ka mbrojtur të dërguarin e tij special Steve Witkoff pasi një regjistrim në audio i doli atij në media, ku këshillonte një zyrtar rus se si ti afrohej presidentit amerikan.

Trump u tha gazetarëve këtë të mërkurë se nuk e kishte dëgjuar audion, megjithatë besonte se Witkoff po bënte “atë që bën një negociator” për t’i “shitur” planin e paqes si Rusisë ashtu edhe Ukrainës.

Telefonata e rrjedhur nga muaji i kaluar doli në dritë disa ditë pasi një draft me 28 pika i planit të paqes, i paraqitur nga SHBA-të, pasqyronte pozicionet ruse mbi luftën e saj të plotë në Ukrainë.

Witkoff e ka vizituar Moskën disa herë këtë vit dhe javën e ardhshme do të takohet sërish me Presidentin rus Vladimir Putin. Por ai ende nuk ka zhvilluar bisedime në Kiev.

I dërguari special sicc shkruan BBC nuk ka shkuar kurrë në Kiev, megjithëse zyrtarë të tjerë amerikanë e kanë vizituar kryeqytetin ukrainas, madje sekretari i ushtrisë Dan Driscoll ishte në Kiev këtë javë. Trump tha se do të ketë bisedime të tjera me ukrainasit.

Bisedimet diplomatike kanë vazhduar pas kritikave nga liderët ukrainas dhe evropianë se drafti fillestar ishte tepër i favorshëm për Rusinë. Ndër propozimet ishte dorëzimi i territorit të kontrolluar nga Ukraina në lindje tek Rusia.

Plani është rishikuar më pas për të pasqyruar më mirë interesat e Ukrainës dhe pikëpamjet e aleatëve evropianë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm të takohet me Trump-in për të diskutuar “pikat e ndjeshme” që mbeten.

Në regjistrimin audio të rrjedhur në media, të siguruar dhe shpërndarë si transkript nga Bloomberg, Witkoff dëgjohet duke këshilluar Yuri Ushakov-in, këshilltarin e politikës së jashtme të Putin-it, se si të fitonte simpatinë e presidentit amerikan.

Gjatë bisedës së rrjedhur, dy burrat flasin për përfundimin e luftës, me Ushakov-in që pyet nëse do të ishte e dobishme që shefat e tyre të flisnin.

Witkoff citohet të ketë thënë se po, dhe se “njeriu im është gati ta bëjë”. Më pas e këshillon se si ta zhvillojnë telefonatën.

“Thjesht përsëritni që e uroni presidentin Trump për këtë arritje… që e respektoni si një njeri paqeje dhe jeni vërtet të lumtur që e patë këtë gjë të ndodhte,” citohet të ketë thënë Witkoff. “Mendoj se nga kjo do të dalë një telefonatë shumë e mirë.”

Sipas transkriptit, Witkoff shton: “I thashë presidentit që Federata Ruse gjithmonë ka dashur një marrëveshje paqeje. Ky është besimi im. Problemi është se kemi dy kombe që e kanë të vështirë të arrijnë kompromis.’”

“Madje po mendoj që ndoshta të hartojmë një propozim paqeje me 20 pika, ashtu si bëmë në Gaza,” shton Witkoff.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

28/10/2026

Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

28/10/2026

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

28/10/2026

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

28/10/2026

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

28/10/2026

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

28/10/2026

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

28/10/2026

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

28/10/2026

Trump ‘i hap dyert’ familjes Bolsonaro, pajisen me viza amerikane

27/10/2026

Panik në Librazhd, flakët përfshijnë dy restorante në breg të Shkumbinit

27/10/2026

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

27/10/2026

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

27/10/2026

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

27/10/2026

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

27/10/2026

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell
  • Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.