AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

by Alb Times
28/10/2026
in Botë
6
0
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një koalicion prej dhjetë organizatash mediatike norvegjeze ka ndërmarrë veprime ligjore kundër kompanisë amerikane Meta, duke kundërshtuar ndryshimet e planifikuara në kushtet e përdorimit të llogarive profesionale në Facebook dhe Instagram.

Sipas mediave, rregullat e reja mund t’i japin Meta-s të drejtën të mbledhë artikuj, fotografi dhe video nga faqet e tyre të internetit, përfshirë përmbajtjet me pagesë, dhe t’i përdorë për zhvillimin e produkteve të inteligjencës artificiale, pa marrë miratimin e botuesve.

Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Threads, njoftoi më 8 tetor ndryshimet në kushtet e saj tregtare, të cilat fillimisht ishte planifikuar të hynin në fuqi më 30 tetor.

Megjithatë, pas kundërshtimeve nga botuesit evropianë dhe autoritetet e konkurrencës, kompania vendosi ta shtyjë zbatimin e tyre deri më 20 nëntor 2026.

Meta deklaroi se shtyrja synon t’u japë më shumë kohë partnerëve dhe palëve të interesuara për të kuptuar se çfarë ndryshon dhe çfarë mbetet e pandryshuar.

Mediat: Ose pranojmë kushtet, ose largohemi nga platformat

Sipas organizatave mediatike norvegjeze, kushtet e propozuara i vendosin botuesit përpara një zgjedhjeje: të lejojnë përdorimin e mundshëm të përmbajtjeve të tyre nga Meta ose të heqin dorë nga prania në Facebook dhe Instagram.

Ato pretendojnë se nuk ekziston një mundësi tjetër për të refuzuar kushtet e reja, përveç fshirjes së llogarive profesionale.

Drejtuesja e Shoqatës Norvegjeze të Bizneseve Mediatike (MBL), Lene Eltvik Vindfeld, shprehu shqetësimin se kompania amerikane mund të përdorë pozicionin e saj në treg për të siguruar të drejta mbi përmbajtjet gazetareske.

“Frika është se kompanitë do ta përdorin këtë fuqi për të siguruar të drejta mbi përmbajtjen gazetareske”, deklaroi ajo.

Sipas Vindfeld, përdorimi i investimeve të organizatave mediatike për zhvillimin e shërbimeve të inteligjencës artificiale, të cilat mund të konkurrojnë drejtpërdrejt me to, është i papranueshëm dhe mund të shtrembërojë konkurrencën.

Mediat kërkojnë ndërhyrjen e gjykatës

Organizatat norvegjeze kanë paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Rrethit të Oslos për vendosjen e një mase të përkohshme që do të ndalonte hyrjen në fuqi të kushteve të reja, deri në shqyrtimin e çështjes në themel.

Mes palëve që kanë ndërmarrë veprime ligjore janë transmetuesi publik norvegjez NRK, grupet mediatike Schibsted, Amedia, Polaris dhe Aller, si dhe agjencia norvegjeze e lajmeve NTB.

Sipas tyre, ndryshimet nuk do të preknin vetëm mediat, por të gjithë përdoruesit e llogarive profesionale, përfshirë kompanitë dhe tregtarët.

Padia synon të përcaktojë nëse botuesit mund ta pengojnë zbatimin e kushteve të reja përpara hyrjes së tyre në fuqi.

Përplasje të mëparshme mes mediave dhe Meta-s

Konflikti i fundit nuk është përplasja e parë mes organizatave mediatike norvegjeze dhe kompanisë amerikane.

Më 14 tetor, Shoqata Norvegjeze e Bizneseve Mediatike dhe transmetuesi publik NRK kishin paralajmëruar gjithashtu veprime ligjore kundër Meta-s.

Ato e akuzuan kompaninë se përfitonte financiarisht nga reklamat mashtruese, të cilat përdornin emrat dhe identitetin e mediave për të mashtruar përdoruesit e internetit.

Mbi 340 media kanë kufizuar aksesin e robotëve që mbledhin të dhëna për AI

Rasti norvegjez është pjesë e një debati më të gjerë ndërkombëtar për të drejtën e autorit dhe përdorimin e përmbajtjeve gazetareske nga kompanitë teknologjike.

Sipas raportimit të Euronews.com, që prej majit 2026, më shumë se 340 faqe lajmesh lokale dhe kombëtare, përfshirë The Guardian, The New York Times dhe USA Today, kanë bllokuar robotë të arkivimit të internetit, për të penguar mbledhjen e të dhënave që mund të përdoren për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale.

Ndërkohë, në qershor, autoriteti francez i konkurrencës paralajmëroi Meta-n se mënyra e zhvillimit të negociatave për të drejtat e autorit me organizatat mediatike mund të dëmtonte rëndë sektorin e shtypit.

Përplasja ligjore në Norvegji pritet të jetë një tjetër provë për përcaktimin e kufijve të përdorimit të përmbajtjeve gazetareske nga platformat teknologjike, në një kohë kur inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën e shpërndarjes dhe konsumimit të informacionit.

The post Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Tags: BotafacebookInstagramInteligjenca ArtificialeMetanorvegjiTeknologji
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

28/10/2026

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

28/10/2026

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

28/10/2026

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

28/10/2026

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

27/10/2026

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

27/10/2026

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

27/10/2026

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

27/10/2026

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

27/10/2026

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

27/10/2026

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

27/10/2026

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

27/10/2026

“Rama nuk ikën me dhunë, por me votë”, Sula debat me Hasimen: Ka 83 mandate, zgjedhjet janë certifikuar nga ODIHR

27/10/2026

A pendohet për marrëveshjen me Ramën në 2008? Berisha: Ai na u imponua, sot mbështes listat e hapura

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI
  • “Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.