• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrau turistin pasi i ngacmoi kalin, autori iu kërkon falje familjarëve të viktimës

30/10/2025
in Kronikë
Vrau turistin pasi i ngacmoi kalin, autori iu kërkon falje familjarëve të viktimës

jykata e Shkallës së Parë në Berat vendosi sot, 30 tetor, masën e sigurisë “arrest me burg” për 63-vjeçarin Kristo Mema alias Kastriot Oxhaj, i akuzuar për “vrasje me dashje”.

Ai vrau me thikë 43-vjeçarin Keli Hoxha nga Tirana, pas një konflikti për një foto me kalin në qendër të Kalasë së Beratit.

Ngjarja ndodhi më 28 tetor, në prani të familjarëve dhe fëmijëve të viktimës, raporton për Klan News, gazetarja Anila Sefa.

Në sallën e gjyqit, autori u shpreh i penduar dhe kërkoi falje familjarëve të viktimës për krimin e kryer.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 tetorit në Kalanë e qytetit të Beratit. Debati mes autorit të vrasjes dhe viktimës filloi pasi ky i findit i kishte prekur kalin,të cilin autori e përdorte për të shëtitur turistët rreth kalasë, kundrejt një pagese.

Mësohet se autori i ngjarjes, 63-vjeçari Kristo Mema pasi ka parë shtetasin Keli Hoxha që preku me dorë kalin, i ka thënë që mos ta prekte më, pasi kali, sipas tij, nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar.

Pas kësaj, autori dhe viktima kanë debatuar dhe në këto momente, autori ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar me thikë. Më pas,autori ka shkuar në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë, për t’i shpëtuar policisë.

Viktima Keli Hoxha,42 vjeç, banues në Tiranë dhe lindur në Tropojë, nuk mundi dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin Rajonal Berat.

Autori u kap disa orë më vonë, i fshehur në “shpellën e memecit”, pranë Kishës së Shën Mëhillit.

Autori dyshohet se ka kryer tre vrasje

Autori Kristo Mema, 63-vjeç ka kryer një vrasje në vitin 1993 në Berat, por pas ngjarjes ishte larguar në Greqi për rreth 25 vjet, ku kishte ndërruar edhe emrin. Për këtë vrasje ai nuk ka bërë asnjë ditë burg, pasi vrasja ishte parashkruar.

Autori dyshohet se ka bërë, bashkë me këtë të së martës, në total tre vrasje dhe një plagosje me thikë. Një në Berat në vitin 1994, një në Greqi, një plagosje në fshatrat e Roshnikut dhe qindra denoncime kishte në polici për dhunë dhe asnjëherë nuk ishte burgosur.

Arsyeja pse nuk ka bërë burg për dy vrasjet e mëparshme dhe plagosjen është se i ka shpëtuar drejtësisë, për shkak të mungesës së provave. Ndërsa ai kurrë nuk i ka pranuar veprat. Vrasja e së martës ndodhi në prezencë të disa dëshmitarëve.

Autori mësohet se mbante në xhep edhe rreth 3 milionë lekë të vjetra, sepse mendonte se do i shpëtonte drejtësisë, duke qëndruar i fshehur, siç kishte vepruar më herët.

Më të lexuarat

  • Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri, fermeri: Më vjen keq për atë djalin, e konceptoj si tradhti

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola: Kur bën keq të vret, do zhgënjehesha nëse…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet protesta e PD-së! Nga hedhja e molotovëve, te shpërndarja me ujë dhe spraj, 90 minuta tension e përplasje me policinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka qenë e sulmuar gjatë këtyre ditëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 1 orë vetëm thirrje kundër Ramës me megafon/ Nis marshimi, Berisha udhëheq militantët drejt ministrisë së Brendshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ja ku është dera, mund të dalësh”/ Ermal Mamaqi rrëfen prapaskenat pas deklaratës së Olës, zbulon bisedën me Arbanën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Panda dhe simbolika e një sistemi që nuk ndryshon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Takimi Meloni-Rubio në Romë, zbardhen diskutimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!