AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja që u raportua si aksident/ Zbardhen detaje nga ekzekutimi me 11 plumba i Kristian Markut, si u zbulua atentati i 13 janarit

by SHT Media
20/05/2025
in Kronikë
6
0
Vrasja që u raportua si aksident/ Zbardhen detaje nga ekzekutimi me 11 plumba i Kristian Markut, si u zbulua atentati i 13 janarit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni investigativ “Në Shënjestër” solli ekskluzivisht këtë të martë detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Kristian Markut, i njohur edhe me pseudonimin Kristi Bardhi, i cili ishte viktima më e fundit e një zinxhiri të gjatë gjakmarrjesh mes dy fiseve të njohura në veri të vendit, Reçi dhe Gjini.

Një konflikt i trashëguar që nuk njohu asnjë kompromis dhe nuk kurseu jetë njerëzish për dekada me radhë. Tashmë, edhe emri i tij shtohet në listën e gjatë të viktimave të kësaj lufte të heshtur e të përgjakshme.

Pas muajsh në arrati dhe lëvizjesh të vazhdueshme nga një skaj i Shqipërisë në tjetrin, mbrëmjen e 13 janarit 2025, në afërsi të fshatit Novoselë të Vlorës, Kristian Marku bie në pritë.

Fillimisht u raportua si një aksident rrugor, por shpejt u zbulua se bëhej fjalë për një atentat të organizuar me profesionalizëm.

“Më datë 13 Janar 2025, shërbimet e policisë kanë marrë njoftim se në autostradë, në fshatin Novoselë, pranë një karburanti, një automjet është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë drejtuesi ka humbur jetën”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas dosjes, rreth orës 18:00, një telefonatë në sallën operative të policisë njoftoi për një aksident me pasoja fatale. Në vendin e shoferit të një Volkswagen Passat, me targa AB107PN, u gjet pa shenja jete Kristian Marku.

Hetimet zbuluan se mjeti ishte qëlluar me breshëri zjarri në anën e majtë dhe të përparme. 11 plumba u gjetën në trupin e viktimës, 10 prej të cilëve në bust, pa i dhënë asnjë mundësi shpëtimi.

Vetëm pak minuta pas atentatit, në një pikë ndalimi në afërsi të zonës së njohur si “Kripa”, në Panaja, policia gjeti një tjetër automjet të djegur, një Volkswagen Golf 5 ngjyrë e zezë.

Pranë mjetit u gjet një targë AA 300 ZD, që pas verifikimeve rezultoi se ishte vjedhur një ditë para ngjarjes nga një efektiv policie me detyrë në DVP Vlorë.

Detaje nga dosja hetimore zbulojnë se vetëm pak minuta pas ekzekutimit të shtetasit Kristjan Marku, pranë fshatit Panaja, shërbimet e policisë konstatuan në një vendqendrimi për automjete në autostradë, në afërsi të vendit të quajtur ‘Kripa’, një makinë  tip ‘Volkswagen’, të djegur plotësisht.

Automjet ku pranë tij u gjet në tokë edhe një targë ‘AA 300 ZD’, që pas verifikimeve rezultoi se më datë 12 Janar 2025 ishte raportuar e vjedhur, nga shtetasi E. M, banues në Novoselë, me detyrë punonjës policie në DVP Vlorë. Targë që i përkiste automjetit të tij, i markës ‘Fiat’ model ‘Punto”.

Ashpërsia me të cilën u qëllua ndaj makinës me të cilën udhëtonte mbrëmjen e 13 Janarit, Kristian Marku, u pa edhe te plumbat që ai mori në trup.  Plumba që rezultuan fatal për jetën e tij, duke mos i dhënë asnjë mundësi shpëtimi.  Teksa makina me të cilën lëvizte u qëllua në krahun e saj të majtë si edhe në anën e përparme.

“Gjatë verifikimit të automjetit me targë AB 107 PN, me të cilën lëvizte viktima Kristian Marku, u evidentuan dëmtime të shumta të shkaktuara nga qitjet me armë zjarri, në dyert e anës së majtë të mjetit si dhe thyerje të xhamave të dyerve të kësaj ane si dhe xhamit të përparmë të anës së djathtë.

Ku në trupin e viktimës u gjetën 11 plagë nga të cilat 10 në pjesën e bustit që kanë rezultuar vdekjeprurëse”, vijohet në dosjen hetimore.

Në fillim, hetuesit nuk mundën të identifikonin numrin e shasisë për shkak të dëmtimeve nga zjarri. Por pas ekspertizës më të thelluar, më datë 15 janar, u arrit të identifikohej numri i motorit dhe ai i kambios.

Kjo çoi në zbulimin e origjinës së mjetit, i cili rezultoi i regjistruar në Slloveni, me pronar një shtetas kosovar me inicialet J.B., banues në Podujevë.

“Sipas verifikimeve të bëra nga Interpol Tirana, automjeti që ka patur numër motori ‘BKC 135 512’ i përket automjetit me numër identifikues fundor (VIN) ‘……….6079’, i cili është automjet ‘Volkswagen Golf 5’, ngjyrë e zezë, viti i prodhimit 2004.

Ku nga Interpol Lubjana ka mbërritur përgjigja se ky automjet, me targa CE DB975, ishte në pronësi të shtetasit kosovar J. B, rezident në Podujevë.  Po kështu përdorues i këtij automjeti ka qenë dhe shtetasi E. B, edhe ky lindur në Kosovë, rezident në Celje të Sllovenisë”, thuhet në dosjen hetimore të vrasjes së Kristian Marku.

Makina kishte hyrë në Shqipëri përmes kufirit me Kosovën, ndërsa përdoruesi tjetër i saj ishte vëllai i pronarit, E.B., rezident në Celje, Slloveni. Ky i fundit konfirmoi para hetuesve se ishte në dijeni se makina ishte shitur dhe dinte se kujt i ishte kaluar.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.