• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja e Lulzim Vishës, Ervis dhe Eduart Lami hetohen si autorë, në banesë iu gjetën municione

25/01/2025
in Kronikë
Vrasja e Lulzim Vishës, Ervis dhe Eduart Lami hetohen si autorë, në banesë iu gjetën municione

Menjëherë pas vrasjes së Lulzim Vishës, në Zall Mner në Kamëz, policia nuk kishte asnjë emër të dyshuar për autorët, por nisi kontrollet në zonë, kryesisht për personat me precedent e rekorde kriminale. Në fokus ishte edhe banesa e Ervis Lamit, i njohur si bashkëpunëtor për arratisjen nga burgu i Drenovës i 7 të dënuarve, më 23 nëntorit 2013, në mesin e të cilëve edhe Admir Tafili.

Bashkë me banesën e tij, në sitë kaloj edhe shtëpia e xhaxhait të 31-vjeçarit Lami, të cilat ishin ngjitur me njëra-tjetrën. Gjatë kontrollit u sekuestruan një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sëpatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e shtëpisë u gjetën edhe 4 gëzhoja arme.

Në momentet e kontrollit, 31-vjeçari Ervis Lami nuk ndodhej në banesë. Ai u shpall në kërkim policor, ndërsa u arrestua djali i xhaxhait të tij, Eduart Lami, 37 vjeç. Ai akuzohet për dy vepra penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”. Municionet e sekuestruara janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime, për të parë nëse arma është përdor në ngjarje kriminale.

Por pavarësisht se ndaj 37-vjeçarit zyrtarisht rëndojnë vetëm akuzat e armëmbajtjes, Policia e Tiranës po i heton dy kushërinjtë edhe si autorë të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit Lulzim Visha.

Burime të sigurta nga grupi hetimor konfirmojnë për A2 CNN se mes viktimës dhe disa prej anëtarëve të familjes Lami ka pasur një sherr për pronat. Aktualisht, kjo është pista kryesore e hetimeve të policisë për zbardhjen e vrasjes. Ndërsa si pistë tjetër po hetohet një çështje hasmërie. Pasi në vitin 1997, vëllai i Lulzim Vishës vrau me armë një person, dënim të cilin e ka shlyer.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!