• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja e Klaudio Prendit, zbulohen pistat që po hetohen nga policia (FOTO)

19/11/2024
in Kronikë
Vrasja e Klaudio Prendit, zbulohen pistat që po hetohen nga policia (FOTO)

Detaje të reja kanë dalë nga atentati me armë zjarri që i mori jetën 27-vjeçarit Klaudio Prendi. Gazetari Besar Bajraktari thotë se ka kamerat e bizneseve afër janë sekuestruar dhe pamjet filmime të atentatit ku është parë se autorët kanë qëlluar në drejtim të 27-vjeçarit sapo ai ka dalë nga lokali, pa zbritur nga automjeti i tyre.

“Nga kamerat e sigurisë është zbuluar dhe intenerari që autorët kanë ndjekur. Bëhet e ditur që autorët kanë pritur viktimën të dilte nga ambientet e lokalit. Kanë qenë në rrugën “Xhanfize Keko” nga Fresku për në drejtim të zonës së Xhamllikut dhe menjëherë sapo i riu ka hipur në automjetin e tij ata janë afruar dhe kanë qëlluar nga automjeti. Autorët nuk kanë zbritur”, raportoi gazetari.

Gazetari gjithashtu tregon dhe gjithë intenerarin që kanë ndjekur autorët deri në zonën e Farkës, atje ku policia gjeti automjetin e djegur. Efektivët kanë mësuar gjithashtu se targat e makinës së përdorur për atentatin ishin greke.

“Sapo kanë shtënë në drejtim të 27-vjeçarit janë larguar në drejtim të kryqëzimit “Hoxha Tahsim” dhe nëpërmjet rrugicave ata kanë dalë në afërsi të zonës së Brrylit dhe nëpërmjet Unazës së Madhe janë larguar dhe drejtim të zonës së Farkës, aty ku kanë djegur dhe automjetin tip “Audi A4”. Policia në vendin e ngjarjes ku është djegur dhe automjeti nuk ka mundur që të gjejë armën e krimit pra pistoletën e përdorur në këtë ngjarje. Mirëpo automjeti është shkrumbuar tërësisht dhe gjatë ditës së sotme është duke u munduar të përftohen të dhëna rreth numrit të shasisë lidhur me pronësinë e automjetit apo nëse është vjedhur gjatë kohëve të fundit. Do të duhet kohë për të siguruar të dhëna të tilla, ndërsa targa që autorët kanë vendosur në automjet kanë qenë targa greke dhe nuk janë targat reale të makinës që u përdor për kryerjen e atentatit,” shton më tej Besar Bajraktari.



Targa greke në makinën Audi

27-vjeçari është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi , por sipas gazetarit shanset që detyra e të atit të jetë bërë shkak për vrasjen e Klaudio Prendit janë të pakta. Teksa shton se vetë 27-vjeçari ka pasur konflikte të mëparshme, por jo të përmasave të mëdha që mund të çonin deri në vrasje.

“Shanset janë të pakta sipas grupit hetimor që vrasja e 27-vjeçarit të lidhet me detyrën që ka mbajtur babai i tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, që tashmë është Gjykata e Posaçme. Hetimet janë shtrirë edhe në disa drejtime të tjera. 27-vjeçari sipas grupit hetimor njihej si person problematik dhe më herët ka qenë i proceduar pasi ka qenë në kërkim gjatë zgjedhjeve të shkuara, sepse në zonën e Pukës ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Sipas policisë gjatë kohëve të fundit ai ka pasur disa konflikte, jo të mëdha që mund të çonin deri në kryerjen e një vrasjeje. Gjatë mbrëmjes dhe gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur shoqërimin e disa personave me të cilët ka pasur konflikte, ata kanë mohuar që të kenë lidhje me këtë ngjarje, por hetuesit janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale,” raportoi gazetari.

/a.r

Më të lexuarat

  • Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    Zelensky “shkund” qeverinë, largon kryeministren Svyrydenko dhe riformaton kabinetin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nëse gënjehet edhe Kuvendi, kujt t’i besojë qytetari? Avokatura e Shtetit dhe raporti me gjysmën e së vërtetës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë fshihet pas tentativës së Fatmir Xhafajt për të kontrolluar KLSH?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Belo Këlliçi sfidon me mjekër Çim Pekën dhe Fred Lelën. Bledi Mane: O hiqe, ndryshe nga sot edhe unë do dal në protestë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon eliminimin edhe të Macron, Starmer e Merz: Hakmarrja është e pashmangshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dokumentet/ Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro. A po pastron paratë e call centerave?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Vajton’ për varfërinë/ Jozefina Topalli 34 prona miliona euro, vila, apartamente dhe troje, dyshime për burimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Identifikohen disa nga rekomanduesit e mijëra review-ve false kundër biznesit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Benjamin Netanyahu merr goditjen e madhe!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Koncerti i Kanye West, Rama: Ishte një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës! Kjo është mënyra se si zhvillohet një vend dhe se si rritet ekonomia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!