AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

by SHT Media
26/01/2026
in Botë
6
0
Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Protestat vijuan të dielën, 25 janar, në Minneapolis dhe në disa qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara, pas vrasjes së 37-vjeçarit Alex Pretti, një infermier i repartit të kujdesit intensiv, i cili u qëllua për vdekje nga agjentë federalë të emigracionit.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, deklaroi se SHBA-të ndodhen në një “pikë kthese” dhe përsëriti thirrjen drejtuar presidentit Donald Trump për të tërhequr agjentët federalë të emigracionit nga qyteti.

Nga ana tjetër, Trump i kërkoi Walz-it që t’i dorëzojë qeverisë federale “të gjithë emigrantët kriminalë ilegalë” që ndodhen në burgjet shtetërore, për t’u deportuar.

Shefi i Policisë së Minneapolis, Brian O’Hara, i tha BBC-së se oficerët shtetërorë u penguan nga agjentët federalë për të hyrë në vendngjarje, pavarësisht se kishin siguruar një urdhër kontrolli. Ai shtoi se situata po dëmton bashkëpunimin shumëvjeçar mes autoriteteve shtetërore dhe atyre federale.

Trump sinjalizoi se në të ardhmen ekziston mundësia për tërheqjen e agjentëve të ICE nga zona e Minneapolis, por pa dhënë një afat kohor. Ai tha se administrata e tij po shqyrton të gjitha rrethanat e vdekjes së Pretti-t dhe se do të nxirret një përfundim zyrtar.

Çështja ka ndarë ligjvënësit amerikanë, përfshirë debatet mbi të drejtën kushtetuese të Pretti-t për të mbajtur armë. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, deklaroi se ai u qëllua sepse “po kërcënonte me armë”, por autoritetet lokale e kundërshtojnë këtë version, duke thënë se arma ishte e regjistruar ligjërisht, nuk po përdorej për kërcënim dhe ishte hequr para se ai të qëllohej.

Administrata Trump e ka cilësuar Pretti-n si “terrorist”, një deklaratë që familja e tij e ka quajtur “gënjeshtër të neveritshme”. Familjarët thanë se ai nuk kishte precedentë penalë, përveç disa shkeljeve të vogla rrugore, çka konfirmohet edhe nga dokumentet gjyqësore.

Reagimet kundër veprimeve të administratës Trump po shtohen, përfshirë edhe nga radhët e Partisë Republikane. Guvernatori i Oklahomës, Kevin Stitt, tha se publiku po sheh amerikanë që vriten në televizion dhe se taktikat federale janë bërë shqetësim serioz për votuesit. Edhe senatori republikan Bill Cassidy e cilësoi ngjarjen “jashtëzakonisht shqetësuese”.

Demokratët kanë paralajmëruar se mund të bllokojnë një paketë të rëndësishme financimi qeveritar nëse ajo përfshin fonde për Departamentin e Sigurisë Kombëtare, duke rritur rrezikun e një tjetër mbylljeje të qeverisë.

Të dielën, qindra protestues dolën në rrugët e Minneapolisit, pavarësisht temperaturave të ulëta, ndërsa agjentë të armatosur përdorën gaz lotsjellës. Protestat janë përhapur edhe në New York, Chicago, Los Angeles, dhe San Francisco me pankarta ku kërkohej drejtësi për Alex Pretti-n dhe shpërbërja e ICE.

Mbi 60 drejtues të kompanive të mëdha me bazë në Minnesota, përfshirë 3M, Target dhe Best Buy, kanë nënshkruar një letër të hapur ku kërkojnë ulje të menjëhershme të tensioneve dhe bashkëpunim mes autoriteteve lokale dhe federale.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se agjentët qëlluan në vetëmbrojtje, pasi Pretti dyshohet se kishte armë dhe rezistoi ndaj çarmatosjes. Dëshmitarët okularë, autoritetet lokale dhe familja e viktimës e kundërshtojnë këtë version, duke deklaruar se ai mbante një telefon në dorë, jo armë.

Në Minnesota, mbajtja e një arme zjarri në publik është e ligjshme me leje. Edhe Shoqata Kombëtare e Armëve (NRA) ka kërkuar një hetim të plotë për vrasjen.

Ngjarja vjen pas javësh tensionesh mes autoriteteve të Minnesota-s, agjentëve federalë dhe protestuesve që monitorojnë operacionet e emigracionit. Më herët këtë muaj, një tjetër person, Renee Good, u vra gjatë një incidenti të ngjashëm.

Administrata Trump e nisi operacionin e ashpër në Minneapolis në dhjetor, pas dënimit të disa emigrantëve somalezë për mashtrime me fondet e ndihmës sociale. Minnesota është shteti me komunitetin më të madh somalez në SHBA.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

20/10/2026

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

20/10/2026

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

20/10/2026

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

20/10/2026

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

20/10/2026

Eliminohet 46-vjeçari në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

20/10/2026

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

20/10/2026

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

20/10/2026

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

20/10/2026

Makina e shkatërruar në rrugë, detaje të tjera nga atentati në Tiranë, thirrjet e drithëruese të djalit: Ku e kam babën?

20/10/2026

Blendi Klosi për protestat e studentëve: Jemi gati për dialog, por duhet të distancohen nga dhuna, shteti do të përgjigjet ndaj forcave të errëta!

20/10/2026

U gjet i pajetë brenda makinës, policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Tiranë

20/10/2026

Protesta/ Shëndetësia: 6 të lënduar, mes tyre kalimtarë, efektivë dhe protestues

20/10/2026

Protestat/ Reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj të gjitha aktet e dhunës! Rruga më e mirë është dialogu

20/10/2026

“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë
  • Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.