AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

by Alb Times
20/10/2026
in Politikë
6
0
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, ka komentuar protestat e të rinjve, duke u ndalur te përshkallëzimi i tensioneve, dhuna dhe përfshirja e politikanëve e pedagogëve në lëvizjen studentore.

Vengu u shpreh se protesta, e cila nisi për çështje që lidhen me arsimin, është zhvendosur drejt një debati mbi dhunën dhe reagimin e institucioneve.

Deputeti socialist theksoi se nuk është dakord me barazimin e dhunës me reagimin e qytetarëve dhe institucioneve, por nënvizoi se, sipas tij, gjatë protestave të javës së kaluar janë tejkaluar disa kufij.

“Nisi te Ministria e Arsimit. Dhe unë prisja, si person publik dhe shërbyes i shtetit edhe gjatë protestave të 2018-ës, që në këtë javë të flisnim për arsimin, për kushtet, për arsim cilësor, për perspektivë punësimi, për teknologjinë në arsim dhe të gjitha këto tematika. Dhe ne sot këtu në këtë tryezë flasim për kryefjalën që është dhuna.  Unë nuk jam dakord me barazimin e dhe ekuivalencën e dhunës që është përpjekur gjithë debati publik t’i japë nga njëra anë reagimit të publik, reagimit të institucioneve, sepse unë kam qenë vetë student dhe kam bërë studimet në Francë. Jam person i mbrojtur edhe nga pikëpamja e rëndësisë së lirive thelbësore dhe unë e kam parë se çfarë është një rini që kërkon llogari. E di shumë mirë se çfarë është një rini që kërkon llogari. Por javën e kaluar u tejkaluan ca limite. Se nga momenti që institucioni jo vetëm bëhet objekt kritike dhe kërkesë llogarie, po institucioni digjet, patjetër që shteti është në përparësinë jo vetëm të dëgjimit, por të reagimit për të rikthyer rendin”, u shpreh Vengu.

Ai u ndal edhe te përfshirja e pedagogëve dhe politikanëve në protestat e të rinjve, duke theksuar se ekziston një tendencë për ta orientuar kauzën rinore drejt interesave të aktorëve të tjerë politikë.

Sipas Vengut, të rinjtë duhet të dëgjohen drejtpërdrejt dhe nuk kanë nevojë që kauza e tyre të përfaqësohet nga politikanë apo pedagogë që, sipas tij, përpiqen të fitojnë rol në këto lëvizje.

“Ajo që mund të them është që ne kemi një trashëgimi shumë të keqe të komunizmit, fatkeqësisht ende, që ngatërrojmë shtetin me qeverinë. Fatkeqësisht, jo, nuk ngatërrohet shteti me qeverinë kurrsesi, dhe sot edhe më pak sesa para disa vitesh. Zonja Jupi përmendi një klasë politike 36-vjeçare. Unë jam një politikan i ri, jam deputet prej një viti, kam pasur nderin të shërbej patjetër një dekadë në administratën shtetërore.

Kur zonja Jupi ishte e përfshirë në politikë si pedagoge, me të gjithë të drejtën se dhe pedagogët nuk duhet të surprizohemi që janë të anëtarësuar dhe angazhohen në politikë, s’ka asgjë të keqe. Por duhet t’i rezistojmë tendencës, siç thashë ju, që erdhën pedagogët dhe tashmë nuk do kemi më dhunë, do kemi kërkesa të qarta. Nuk do i bëj pedagogëve atë që zakonisht i bëhet politikanëve, që konsiderohen të gjithë hajdutë, të gjithë të korruptuar, unë nuk do ta bëj kurrë këtë për pedagogët.

Por ama, në ditën e parë të protestës, sepse kur shohim historikun, siç e thatë ju shumë mirë, të protestave rinore në Shqipëri, gjithmonë është tendenca edhe e politikanëve, edhe e pedagogëve që ta tërheqin drejt vetes kauzën”, tha ai.

Në përfundim, Vengu theksoi se shteti duhet të dëgjojë kërkesat e të rinjve, por nuk mund të negociojë, sipas tij, vetë ekzistencën e institucioneve.

“Dhe kam thënë në datën 13 në mbrëmje: nuk kanë nevojë studentët shqiptarë dhe rinia shqiptare për megafon. Nuk kanë nevojë as për pedagogë që rishpikin veten duke u përfshirë në këto kauza, për një gjeneratë që dëgjohet pak, keqkuptohet shumë.

Unë dua të them që as deputetët dhe as pedagogët nuk kanë pse bëhen megafon të rinisë shqiptare, e para, dhe ne nuk kemi pse të konsiderojmë që ardhja e pedagogëve apo e disa deputetëve të çfarëdolloj partie në atë protestë i jep më shumë legjitimitet. Ajo që juve e konsideroni negociatë, unë po ju them përgjigjen shumë thjesht: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet”, theksoi Vengu.

Burimi: Politika

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

20/10/2026

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

20/10/2026

Eliminohet 46-vjeçari në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

20/10/2026

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

20/10/2026

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

20/10/2026

Makina e shkatërruar në rrugë, detaje të tjera nga atentati në Tiranë, thirrjet e drithëruese të djalit: Ku e kam babën?

20/10/2026

Blendi Klosi për protestat e studentëve: Jemi gati për dialog, por duhet të distancohen nga dhuna, shteti do të përgjigjet ndaj forcave të errëta!

20/10/2026

U gjet i pajetë brenda makinës, policia del me njoftim zyrtar për vrasjen në Tiranë

20/10/2026

Protesta/ Shëndetësia: 6 të lënduar, mes tyre kalimtarë, efektivë dhe protestues

20/10/2026

Protestat/ Reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj të gjitha aktet e dhunës! Rruga më e mirë është dialogu

20/10/2026

“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

20/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

20/10/2026

Përfshirja e të miturve në protestë, avokati Nikolla: Kufiri 14 vjeç për përgjegjësinë penale është i pranueshëm! Amerika e ka…

20/10/2026

“Siguria publike mbetet sfidë”- Pedagogu flet për protestën: Qeveria të garantojë normalitetin për njerëzit!

20/10/2026

“Berisha sot e rrëmbeu sheshin për interesat e tij“- Deputetja e PS: Protesta nisi paqësore, por degradoi në dhunë!

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar
  • “Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.