• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

08/12/2025
in Kronikë
Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, kush është Oklid El Ouejdi dhe konflikti për 700 mijë euro

Pas vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, hetuesit po zbulojnë çdo ditë të dhëna të reja që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes. 

Dyshohet se shkak për ekzekutimin e 43-vjeçarit ka qenë një konflikt për një borxh të madh ndërsa në qendër të hetimeve ka dalë një emër i njohur në zonën e Elbasanit. 

Ai është 35-vjeçari Oklid El Ouejdi, i njohur me nofkat “Kiço” dhe “Oliver”, dhe i identifikuar nga komuniteti lokal si nip i personazhit të njohur “Timi i Elbasanit”. 

El Ouejdi është larguar nga pika kufitare e Qafë-Thanës drejt Maqedonisë së Veriut dhe konsiderohet person kyç në dosjen hetimore. 

Hetuesit po verifikojnë gjithashtu aktivitetin e biznesit “SOLEIL”, një kompani import-eksporti dhe tregtimi automjetesh e regjistruar në emër të tij që prej vitit 2018, marrëdhëniet tregtare të së cilës dyshohet se kanë shkaktuar konfliktin me Mëhallën. 

Rreth 10 ditë para vrasjes, në ambientet e karburantit “Xhaxhi Oil” ka ndodhur një përplasje fizike midis dy biznesmenëve, lidhur me një marrëveshje tregtare prej rreth 700 mijë eurosh, e cila nuk ishte finalizuar. 

Sipas dëshmitarëve okularë, Mëhalla ishte i revoltuar dhe përplasja ndodhi në prani të një personi që shoqëronte El Ouejdin. 

Hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë ofruar si kompensim katër apartamente në Tiranë, të cilat sipas të dhënave paraprake kishin probleme pronësie, duke tensionuar situatën. 

Pas konfliktit, dyshohet se El Ouejdi ka ndërmarrë hapa për organizimin e atentatit që çoi në ekzekutimin e Mëhallës. 

Edmond Mëhalla dhe Oklid El Ouejdi 

Deri tani për vrasjen janë arrestuar tre persona me role të ndryshme: 

Nevzat (Nevi) Spaho, nga Përrenjasi, i dyshuar si shoferi që ndihmoi autorin të largohej nga zona e Mirakës. 

Kujtim Pisha, punonjës karburanti, proceduar për moskallëzim të informacionit. 

Xhino Ago, ortak në biznes me Mëhallën, i akuzuar për mosndryshimin e pronësisë së mjetit “Audi” të përdorur në krim. 

Në kërkim janë shpallur: Armando Kola, nga Laçi, dhe Marselo Arani, nga Elbasani, i cili ka thyer edhe masën e “arrestit në shtëpi” për çështje të mëparshme. 

Edmond Mëhalla, i njohur si Mondi, u ekzekutua me tre plumba mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan, pranë biznesit të tij. Euronews.al

 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!