• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

05/12/2025
in Kronikë
Vrasja e 15-vjeçarit, reagon Spitali i Durrësit: Nuk kanë ikur dritat kur është operuar

Spitali i Durrësit ka dalë në një reagim publik pas vrasjes së 15-vjeçarit, i cili humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë nga një 14-vjeçar.

Spitali mohon që në momentin që ndaj të miturit është kryer ndërhyrje kirurgjikale të ketë pasur ndërprerje energjie.

“Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë: Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë. Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme. Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh”, njoftoi spitali.

Uniformat e bardha të Durrësit thonë se kur adoleshenti është paraqitur në spital ka qenë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë në shok traumatik-hemorragjik.

“Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik”, njoftoi spitali i Durrësit.

Kujtojmë se 15-vjeçari mbeti i plagosur më 25 nëntor. Pasi mori ndihmën e parë në Durrës, ai u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ku pas disa ditësh nën kujdes intensiv humbi betejën për jetën më 4 dhjetor.

Adoleshenti u godit me thikë nga një nxënës 14-vjeçar, i cili është arrestuar. Sherri mes tyre kishte nisur pas një komenti në rrjetet sociale.

Më 25 nëntor ata kishin shkuar në rrugën “Lugina e Karavastasë” në qytetin bregdetar për një takim sqarues, ku ishin shoqëruar edhe nga disa shokë.

Por përplasja degjeneroi në përdorim të mjeteve të forta dhe të thikave duke shkaktuar një tragjedi.

Babai i 15-vjeçarit tha për Klan News se djali i kishte thënë që do të shkonte në punë. Sipas tij, i biri ishte shoqëruar me disa shokë që i kishin thënë se do të sqaronin diçka me disa persona të tjerë.

“Djali ka qenë duke shkuar për punë. I kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë që ikim pak deri diku, se kemi për të sqaruar një muhabet me disa çuna të tjerë. Aty ka nisur konflikti. Ndër këta, çuni im ka mbetur më i dëmtuari. Djalit i kanë thënë se kemi diçka për të sqaruar , se ai ishte nisur për të shkuar për punë. Kjo është ngjarja. Nuk i ka njohur ata çunat. Ngjarjen e mora vesh nga një person i afërt. Më thanë që djali është shumë rëndë. Djali ka qenë në shkollë paradite deri në 12:00, është veshur dhe ka qenë  gati për të shkuar në punë. Nuk më ka thënë askush që djali ka pasur konflikt. Më ka ardhur si bombë”, u shpreh babai i adoleshentit.

Më të lexuarat

  • Hegseth: Afati për të kërkuar miratimin për luftën me Iranin është pezulluar

    Hegseth: Afati për të kërkuar miratimin për luftën me Iranin është pezulluar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ish-balerina që u bë police në Shqipëri, gjen suksesin në Dubai si instruktore fitnessi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “BE është bekim për ne”, Rama: Unioni ndryshoi qasjen për zgjerimit pas agresionit Rus në Ukrainë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 10 vende vakante në Misionin shqiptar në Bruksel, Ministria e Jashtme thirrje profesionistëve: Bëhuni pjesë e skuadrës së Shqipërisë europiane

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Begaj: Shprehim mirënjohjen më të thellë për njerëzit e punës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marta Kos: Bashkimi Europian pezullon fondet për Serbinë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sot 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Iu refuzua kandidimi për kreun e PD, Salianji: Akt i padëgjuar, partia po trajtohet si pronë personale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA-të i japin fund krizës 76-ditore, rihapet qeveria pas bllokimit të pjesshëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali Berishën në krye, e kanë të sigurt humbjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!