Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris.
Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale një video nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga presidenti Francez. Në pamjet në fjalë, Rama shfaqet krah bashkëshortes së tij, Linda Rama.
Që të dy u priten nga presidenti Macron dhe bashkëshortja e tij, Briggite Macron.
“Palais de l’Élysée – Në mbrëmjen e pritjes së organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron”, shkruan kryeministri krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.
