Komisioni i Ligjeve i ka dhënë dritën jeshile duke miratuar në parim projektligjin për paketën dhe buxhetin e vitit 2027.
Ministri i Financave Petrit Malaj theksoi se për vitin që vjen parashikohen më shumë investime publike dhe fondi i vënë në dispozicion është mbi 200 miliardë lekë.
Edhe sektori i bujqësisë do të marrë më shumë para. Sipas kreut të financave fondi i këtij dikasteri shtohet me 1.1 mld lekë të cilat do të shkojnë për mbështetjen e fermerëve.
Ndërkohë në komisionin e Ekonomisë Banka e Shqipërisë ka vlerësuar buxhetin dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Sipas saj, projektbuxheti i ri krijon hapësirë për më shumë investime në sektorët prioritarë si dhe ruan qëndrueshmërinë fiskale ndërsa paketa e re nuk pritet të ushtrojnë presion mbi çmimet dhe inflacionin.
Banka e Shqipërisë theksoi se e rëndësishme është vijimi i reformës në skemën e pensioneve. Rritja ekonomike për vitin 2026 parashikohet 4%.
